Përshkrim
Çaj “Emotional Clarity” hibiskus , mente – 16 bustina
Sipas bazave të Ayurvedës, gjithçka në jetë përbëhet nga 5 elementë – Ajri, Uji, Eteri, Zjarri dhe Toka. Meqenëse edhe ne jemi të përbërë nga këto elementë, do të duhet t’i mbajmë në ekuilibër ata. Elementi juaj dominues përcakton karakterin tuaj si individ, thelbin e asaj qe ju jeni realisht dhe si i tillë ndikon në mirëqenien tuaj emocionale.
Nëse prireni drejt elementit të Ujit, një kombinim i Hibiskusit, Mentes , karafilit, kardamom , piperit të zi do t’ju ndihmojë të përballoni dhe t’i çlironi emocionet më lehtë. Sa herë që ndjeni se tëju mungon kjo ndjesi, bëni një pushim me një filxhan çaj Emotional Clarity.
Përfitimet:
- Hibiskus – Ka një efekt balancues në humor, duke ndihmuar në largimin e ndjenjave negative si tensioni emocional dhe lodhja mendore. Konsumimi i tij mund të ndihmojë në largimin e emocioneve të bllokuara, duke sjellë qetësi dhe qartësi në vendimmarrje. Ai është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira dhe mbështesin shëndetin e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke krijuar një ndjesi lehtësie dhe relaksi.
- Mente – Përmirëson përqendrimin, duke ndihmuar në kthjelltësinë mendore. Rrit ndjenjën e lirshmërisë emocionale, duke ndihmuar në përballimin e emocioneve të forta dhe tensioneve. Ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunita & lehtëson problemet me tretjen, si fryrja dhe dispepsia, duke ndihmuar në përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese.
Përdorimi:
- Në mëngjes – Për një fillim të freskët dhe të qetë të ditës, veçanërisht nëse ndiheni emocionalisht të rënduar.
- Pasdite – Për të rivendosur ekuilibrin emocional dhe për të ndihmuar në përpunimin e ndjenjave.
- Në mbrëmje – Për një qetësim para gjumit, duke lehtësuar stresin e ditës.
Kujdes!
- Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të shmangin konsumimin e tepërt.
- Për gjendje specifike shëndetësore, ose nëse jeni në një terapi medikametoze, sugjerojmë konsultën me specialistët e kujdsit shëndetësor.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.