Dyqani Ynë

Çaj Coltsfoot


450.00 L

Përshkrim

Çaj Coltsfoot 30gr

Coltsfoot (Tussilago farfara) ose siç njihet ndryshe si “Gjethja e Kalit” është një barishte e njohur që në kohët e lashta për vetitë e saj qetësuese. Eshtë bimë shumëvjeçare, aromatike dhe me shije të këndshme.

Gjethet e çajit coltsfoot (Tussilago farfara) ofrojnë disa përfitime shëndetësore, veçanërisht për sistemin respirator dhe trajtimin e kollës.

Benefitet shëndetësore:

  • Lehtëson kollën: Coltsfoot është i njohur për efektet qetësuese në sistemin respirator dhe përdoret tradicionalisht për të trajtuar kollën dhe bronkitin.
  • Antiinflamator:  Gjethet përmbajnë përbërës me veti antiinflamatore, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit në traktin e frymëmarrjes.
  • Lehtëson dhimbjet e fytit: Qetëson dhimbjet e fytit dhe acarimet e shkaktuara nga kollitjet e shpeshta.
  • Qetësues natyral: Coltsfoot gjithashtu ndihmon në relaksimin e muskujve të bronkeve, duke përmirësuar frymëmarrjen tek ata që vuajnë nga astma apo alergjitë.
  • Antioksidantë:  Gjethet e coltsfoot përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Përgatitja: Përdorni 1-2 lugë kafe të gjetheve të thara për një filxhan ujë të valuar, pastaj lëreni për rreth 10-20 minuta të qëndrojë para konsumimit dhe mund të konsumohet deri në 2 filxhan në ditë, por jo më shumë se 4-6 javë pa ndërprerje.

 

Kujdes:

  •     Nuk rekomandohet për gratë shtatëzëna dhe me gjidhënie.
  •     Për personat që ndërmarrin ilace, veçanërisht ata që ndikojnë në mëlçi pasi rrit efektet toksike.
  •     Nuk duhet të konsumohet në doza të mëdha dhe pa ndërprerje, pasi mund të jetë toksike për melçinë dhe ti shkaktoj dëmtime serioze asaj.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.

Mund t’ju pëlqejnë edhe…