Përshkrim
Çaj Coltsfoot 30gr
Coltsfoot (Tussilago farfara) ose siç njihet ndryshe si “Gjethja e Kalit” është një barishte e njohur që në kohët e lashta për vetitë e saj qetësuese. Eshtë bimë shumëvjeçare, aromatike dhe me shije të këndshme.
Gjethet e çajit coltsfoot (Tussilago farfara) ofrojnë disa përfitime shëndetësore, veçanërisht për sistemin respirator dhe trajtimin e kollës.
Benefitet shëndetësore:
- Lehtëson kollën: Coltsfoot është i njohur për efektet qetësuese në sistemin respirator dhe përdoret tradicionalisht për të trajtuar kollën dhe bronkitin.
- Antiinflamator: Gjethet përmbajnë përbërës me veti antiinflamatore, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit në traktin e frymëmarrjes.
- Lehtëson dhimbjet e fytit: Qetëson dhimbjet e fytit dhe acarimet e shkaktuara nga kollitjet e shpeshta.
- Qetësues natyral: Coltsfoot gjithashtu ndihmon në relaksimin e muskujve të bronkeve, duke përmirësuar frymëmarrjen tek ata që vuajnë nga astma apo alergjitë.
- Antioksidantë: Gjethet e coltsfoot përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Përgatitja: Përdorni 1-2 lugë kafe të gjetheve të thara për një filxhan ujë të valuar, pastaj lëreni për rreth 10-20 minuta të qëndrojë para konsumimit dhe mund të konsumohet deri në 2 filxhan në ditë, por jo më shumë se 4-6 javë pa ndërprerje.
Kujdes:
- Nuk rekomandohet për gratë shtatëzëna dhe me gjidhënie.
- Për personat që ndërmarrin ilace, veçanërisht ata që ndikojnë në mëlçi pasi rrit efektet toksike.
- Nuk duhet të konsumohet në doza të mëdha dhe pa ndërprerje, pasi mund të jetë toksike për melçinë dhe ti shkaktoj dëmtime serioze asaj.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.