Përshkrim
Anise Yll ( 25g )
Anise Yll është një erëz me shije në të athët dhe me një aromë tepërt të këndshme dhe të dallueshme. Për vite është përdorur si erëz në kuzhinë dhe si çaj, pasi përvec aromës dhe shijes sjell benefite të mahnitshme shëndetsore.
Përfitimet shëndetsore të anise yll:
- Përmirëson sistemin e tretjes. Shumë nga ne vuajnë nga tretja ngadaltë që shoqërohet me fryrje dhe ngërce në zorrë. Anisa yll eleminon gazrat e krijuara nga stomaku.
- Stabilizon oreksin duke ndihmuar rënien në peshë.
- Ka veti stimuluese dhe diuretike natyrale. Ndihmon në shkarkimin e ujrave të tepërt në organizëm duke larguar kështu toksinat.
- Qetëson dhimbjet e barkut që shkaktohen nga zorrët.
- Lehtëson kollën e vazhdueshme dhe me sekrecione. Qetëson simptomat e bronkitit, astmës dhe mukozës së tepërt në rrugët e frymëmarrjes.
- Është analgjezik natyral, lehtëson dhimbjet e reumatizmës.
- Anise yll përdoret gjithashtu për të trajtuar problemet e jashtme. Përshembull, mund të përdoret për të trajtuar infeksionet e lëkurës, për sa kohë që nuk ka plagë të hapur ose acarim të lëkurës.
Përdorimi:
Anise yll përdoret në disa receta në kuzhinë si erëz, bëhet një çaj shumë i mirë dhe qetësues dhe mund të kombinohet me bimë të tjera. Por për kushte të caktuara shëndetsore dhe mund të përtypet sic është.
Kujdes:
Nuk rekomandohet të konsumohet në sasi të mëdha. Nuk këshillohet për gratë shtatzane apo me gji.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.