Përshkrim
Vaj Peshku 1000 mg + Vitaminë E 12 mg (100 kapsula)
Vaji i peshkut është burimi më i pasur i acideve yndyrore Omega-3 në natyrë. Acidet yndyrore omega-3 janë një ushqyes i rëndësishëm që ka një efekt të dobishëm në funksione të ndryshme të trupit tonë.
Acidet yndyrore esenciale (EFA) janë lloje yndyrnash që trupi nuk mund t’i prodhojë. Njerëzit mund t’i marrin ato vetëm përmes burimeve ushqimore. Të tilla janë edhe acidet yndyrore Omega-3, që përbëjnë një formë të acideve yndyrore të pangopura, të cilat konsiderohen “yndyra të shëndetshme,” sepse mbështesin shëndetin e zemrës kur përdoren me moderim.
Duke qenë se acidet yndyrore omega-3 janë sensitive ndaj oksidimit, shtesa e vitaminës E me vetitë e saj antioksidante u jep atyre më shumë jetëgjatësi dhe efikasitet, duke e bërë këtë suplement unik në llojin e tij dhe targetues në funksionet që përmban.
Megjithatë, këto acide yndyrore janë të ndryshme nga shumica e yndyrave të tjera. Ato nuk përdoren thjesht për energji ose për t’u depozituar, por janë biologjikisht aktive dhe kanë role të rëndësishme në procese si mpiksja e gjakut dhe inflamacioni.
Përfitimet Shëndetësore të Omega-3 + Vit E:
- Konsumimi i acideve yndyrore omega-3 (EPA + DHA) në kombinim me vitaminën natyrale E ka treguar se ul rrezikun e goditjeve në tru dhe insuficencës kardiake, redukton ritmet e parregullta të zemrës, ul nivelet e triglicerideve, ul tensionin arterial, redukton mpiksjen e dëmshme të gjakut dhe ndihmon në parandalimin e arrestit të papritur kardiak.
- Kombinimi i omega-3 me vitaminën E ka treguar një ulje të konsiderueshme të rezistencës ndaj insulinës, duke përmirësuar nivelet e glukozës në gjak, krahasimisht me përdorimin vetëm të omega-3. Kjo pikërisht për shkak të vitaminës E dhe rolit të saj antiinflamator dhe antioksidant.
- Suplementet me omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e depresionit dhe ankthit (specifikisht EPA).
- Mund të ndihmojnë (specifikisht DHA) në parandalimin e degjenerimit makular (pjesë e retinës së syrit), i cili mund të shkaktojë verbëri.
- Marrja e mjaftueshme e omega-3 gjatë shtatzënisë është thelbësore për zhvillimin e fëmijës suaj. Suplementimi me omega-3 lidhet me përmirësimin e zhvillimit kognitiv dhe një rrezik më të ulët të vonesave në zhvillim.
- Vetitë antiinflamatore ndihmojnë në lehtësimin e sindromës metabolike, psoriasis, artritit rheumatoid.
- Konsumi i omega-3 është lidhur me një rrezik më të ulët të astmës tek fëmijët.
- Acidet yndyrore omega-3 (specifikisht DHA) mund të përmirësojnë gjatësinë dhe cilësinë e gjumit tuaj.
- Omega-3 mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës tuaj, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe mbrojtur nga dëmtimi i diellit.
Përbërësit në 1 kapsulë:
- Përzierje e përqendruar e vajit të salmonit: 1,000 mg
- Acide yndyrore omega-3: 300 mg
- Nga të cilat:
- EPA (acidi eikozapentaenoik): 180 mg
- DHA (acidi dokozaheksaenik): 120 mg
- Nga të cilat:
- Vitaminë E natyrale: 12 mg
- Gluten & Lactose free
Përdorimi:
Merrni 1 kapsulë 1 deri 2 herë në ditë, pas ushqimit (Sugjerohet marrja me një vakt që përmban nivele të konsiderueshme yndyrnash për të rritur absorbimin).
Kujdes!
Do t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për marrjen e këtij suplementi, nëse:
- Merrni medikamente kundër koagulimit të gjakut, hollues gjaku.
- Vuani nga çrregullimet e koagulimit të gjakut.
- Vuani nga tensioni i ulët arterial.
- Jeni alergjik ndaj peshkut apo prodhimeve të detit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.