Blog

Petulla me Miell Qiqrash

by in Blogu, Receta e Ditës 16/03/2016

Petulla me perime, miell qiqrash dhe curry.

Te quajtura ndryshe dhe “pakora” ne kuzhinen indiane, kjo lloj recete ju jep mundesine te perdorni cdo lloj perime te preferuar ne te.

Perberesit:
• 200 gr miell qiqrash
• 50 gr miell orizi
• 1 luge e vogel curry
• 1 luge e vogel maja per embelsira
• 1/2 luge e vogel kripe integrale
• 120 ml uje
Gjithashtu:
• 150 gr brokoli ne avull
• 1 karrote e grire
• Vaj vegjetal per skuqje

Pergatisim shtresen e jashtme me miell dhe curry duke i hedhur gjithe perberesit ne nje ene. Perziejini me shpejtesi, duke e lene brumin te plote dhe ngjites.
Shtojme perimet dhe i perziejme me kujdes me nje luge druri..
Cojme vajin ne 180° dhe me nje luge metali te lagur me pak uje marrim pak nga pak nga perzierja per ti hedhur ne tigan. I veme me pas per pak sekonda ne leter thithese dhe i sherbejme te ngrohta.

Ju befte mire 🙂 !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *