Blog

Mjalti unik i Manukes, sa i rralle dhe i kerkuar

by in Blogu 04/05/2015

Mjalti i Manukes e ka prejardhjen nga Zelanda e Re, i vetmi vend i botes ku prodhohet. Vetem ketu bletet kane ne dispozicion bimet e Manukes qe rriten ne menyre spontane pergjate territorit.
Mjalti i Manukes eshte ndoshta i vetmi ushqim ne te cilin eshte vertetuar pa asnje lloj dyshimi nga pikepamja shkencore, veprimi efikas antibaterik.

Substanca qe i jep vlere shume te larte mjaltit te Manukes dhe qe gjendet ne sasi te vogla ne lloje te tjera mjalti quhet Metiglioxal.
Jo i gjithe mjalti Manuka prezanton sasi te qenesishme te Metiglioxalin ose sic quhet ndryshe MGO per te pasur nje efekt sherues kaq te madh. Mjalti qe e permban MGO-n quhet mjalte Manuka me faktor, duke e paraqitur ne etiketen e tij faktorin qe permban, per ta dalluar nga mjalti qe nuk e permban ate.
Kontrolloni mire prejardhjen, vlerat e produktit dhe faktorin e tij ne etikete perpara se ta blini.

Manuka konsiderohet i shkelqyer per rruget e frymemarrjes, sidomos ne bllokimet e siperme.
Eshte nje antibiotik natyral i vertete me aftesi te shkelqyera dizinfektuese.Studimet e fundit i atribuojne dhe aftesine e pengeses se rritjes se qelizave tumorale i afte gjithashtu te reduktoje dhe efektet anesore te proceseve si rrezatim, kimioterapi etj.

I afte te pershpejtoje rinovimin e qelizave paraqitet i shkelqyer per mykun, aknet, plaget, gastritin e refluksin, djegjet, ulceren, kolitin etj

Lufton gjithashtu fort Escherichia Coli, Staphylococcus Aureus, Helicobacter Pylori, qe paraqiten si rezistente ndaj antibiotikeve normale.

Te gjitha keto cilesi unike, justifikojne dhe cmimin e tij impenjativ kundrejt llojeve te tjera te mjaltit.

Mjalti Manuka i shtohet shume shpejt linjes se gjere te mjaltit organik, qe propozojme prane dyqanit tone 🙂

2 Comments
  1. HI, keni gjendje mjalt te Manukes? Sa eshte konfeksioni dhe sa kushton ? flm

  2. Super lajm,une kam provuar cajin manuka dhe eshte nr 1 kunder helicobakter pylori qe shkakton ulceren dhe sindromen e zorres se trashe.
    Do e provoja me kenaqesi per nje pastrim bacterial te sistemit tretes. Sa kushton?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *