Krem me Kungull dhe Kuinoa te Kuqe
Ne ndihme te amvisave qe i pelqen ta kene kinoan pjese te gatimeve te tyre, percjellim nje recete te re, marre nga nje liber i vjeter. 🙂
Krem me Kungull dhe Kuinoa te Kuqe
Perberesit
• 100 gr kinoa
• 2 thelpinj hudher
• 500 gr kunguj pa lekure
• 1 qepe te vogel (me mire se e kuqe)
• dy tufa me borzilok
• 1 dado perimesh
• 1,5 lira uje (gjithmone me mire nese e pergatisni vete lengun e perimeve)
• 1 cope e vogel gjalpe i fresket (rreth 10 – 15 g)
• Trumez e thate
Lani shume mire kinoan, lereni te zbutet rreth 15 minuta te pakten, ne menyre qe te humbe saponinen qe e ben pak te hidhur. Qeroni dhe shtypni hudhrat, prisni qepen. I skuqni shume pak te dyja ne gjalpe. Kur te fillojne te zbuten pak shtoni kungullin e prere ne copa, borzilokun, kinoan, trumzen, dadon e perimeve dhe ujin.
Vini kapakun dhe llogarisni 30 minuta nga momenti i vlimit. Frulojeni pak ne mikser, hidhini kripe dhe piper dhe darka juaj eshte gati.
Ju befte mire 🙂!