Blog

Hamburger me kinoa

by in Blogu 10/02/2015

E pershtatshme si nje pjate e dyte proteinike, produkti perfundimar eshte shume i shijshem dhe i ushqyeshem per femije dhe te rritur.

Perberesit per rreth 10 hamburger

1 patate
200 gr quinoa (edhe e kuqe apo mikse)
1 qepe e thate
miks erezazh
piper i kuq (opsional)
vaj ulliri ekstra i virgjer
kripe

Zihet kinoa ne 400 gr ne uje te ftohte (sic cilesuar ne postimin per kinoan eshte mire qe kinoa te shpelahet ose lihet ne uje pak perpara). Me zjarr te mesem cojme kinoan ne zierje dhe vazhdojme ta gatuajme derisa te thithet uji. E leme te ftohet.

Vec ne uje te kripur, ziejme pataten dhe e leme te ftohet dhe ate.
Ne nje tigan skuqim qepen me pak vaj ulliri,,shtojme erezat dhe e perziejme mire.Tani hedhim gjithe perberesit ne nje ene dhe i perziejme derisa te arrijme ne nje perberje homogjene dhe te mire perpunueshme.

Me duar te njoma nga uji, ose me ndihmen e formave te posacme te rrumbullaketa, formojme hamburger te dimensioneve te preferuara dhe i shtrime ne tave te mbuluar me leter furre. I leme ne 200 grade, per 10 min nga cdo ane, derisa te marrin ngjyre plotesisht.

Keshilla e recetes. Per nje shije me delikate, rekomandohet qepa e njome ose preshi ne vend te qepes se thate.

Ju befte mire

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *