Blog

Farat e Bukura dhe të Verdha të Mustardës

by in Receta e Ditës 04/04/2015

Farat e Mustardës

Farat e mustardës janë shumë të vlerësuara dhe të përdorura në mjekësine orientale, sikurse dhe në rolin e një erëze të veçantë në përdorimet kulinare.

Ato paraqiten në ngjyra të ndryshme si të bardhë në të verdhë, të zezë, jeshile dhe specialitetin e egër.

Farat e mustardës janë jo shumë kalorike dhe përbëjnë njëkohësisht burim vitaminash të grupit B, C dhe E si dhe mineraleve si kalcium dhe fosfor.

Këto lloj farash kanë aftësi të favorizojnë qarkullimin e gjakut duke demonstruar njëkohësisht efekte laksative. Vaji i farave të mustardës përdoret për të lehtësuar dhimbjet muskulare, reumatizmën, artitin.

Më poshtë po përcjellin recetën për të përgatitur ju vetë, salcën e mustardës në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit

  • 50gr mustardë të verdhë (ose 25gr të verdhë dhe 25gr të zezë)
  • 40ml uthull molle
  • 40 ml ujë
  • 2 lugë vaj ulliri ektra të virgjër
  • Një lugë sheqer i errët
  • Pak kripë

Përgatitja

I lëmë farat në të zbuten në uthullën e mollës pergjatë gjithë natës. Më pas i transferojmë farat në një mikser me gjithë përbërësit e tjerë përvec vajit, dhe i përziejm derisa të marrim një krem jo shumë të lëngshëm. Në këtë pikë, shtojmë pak nga pak vajin e ullirit dhe salca është gati.

Kjo lloj salcë mund të ruhet në frigorifer, në kavanoze qelqi për shumë kohë.

Salca mund të përdoret për të zëvëndësuar kripën, duke i dhënë njëkohësisht shumë shije pjatave tuaja si lloje të ndyshme sallatash, djathë, vezë etj

Farat e verdha të mustardës dhe uthullën e mollës organike, mund t’i gjeni pranë dyqanit tonë. Ju mirëpresim 🙂!

2 Comments
  1. Cfare eshte pluhuri mustardes dhe a e keni ne dyqanin tuaj. Fleminderit

    • Ne dyqanin tone mustarden mund ta gjeni ne formen e kokrres dhe/ose kremit.
      Pluhuri i mustardes perftohet nga bluarja ne mikser e kokrrave te saj.
      Faleminderit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *