Blog

Çaji i Ftohte me Fruta

by in Receta e Ditës 26/09/2015

Caji i ftohte me fruta te Edesia

Nese temperaturat e larta kane vendosur te festojne, mendojme se eshte vertet koha per nje nje caj te ftohte me fruta.

Mrekullisht i konceptuar si nje caj veror, por qe mund te perdoret shume mire dhe ne stinen e dimrit,mjafton nje prekje e kendshme frutash dhe xhinxheri dhe dita juaj merr tjeter arome.

Ka ne permbajtje te tij copa organike te molles, hibiskusit, xhinxherit dhe luleshtrydhesh. Ngjyra roze e celur do te zbukuroje gjithashtu tavolinat tuaja.

Nje bustine nga ky caj mjafton te lihet ne 250 ml uje te ftohte per 20-25 minuta minuta ose 4 bustina ne nje liter uje te ftohte.
(Shija optimale arrihet nese do keni durim ta lini 3 ore).
Mund ti shtoni nese preferoni ne fund cajit, manat e kuqe te Himalajes, nje fete portokall apo limon, ereza te fresketa.

Do ta quanim vertet nje must, per tu provuar 🙂

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *