Blogu

Petulla me Miell Qiqrash

by 16/03/2016

Petulla me perime, miell qiqrash dhe curry.

Te quajtura ndryshe dhe “pakora” ne kuzhinen indiane, kjo lloj recete ju jep mundesine te perdorni cdo lloj perime te preferuar ne te.

Perberesit:
• 200 gr miell qiqrash
• 50 gr miell orizi
• 1 luge e vogel curry
• 1 luge e vogel maja per embelsira
• 1/2 luge e vogel kripe integrale
• 120 ml uje
Gjithashtu:
• 150 gr brokoli ne avull
• 1 karrote e grire
• Vaj vegjetal per skuqje

Pergatisim shtresen e jashtme me miell dhe curry duke i hedhur gjithe perberesit ne nje ene. Perziejini me shpejtesi, duke e lene brumin te plote dhe ngjites.
Shtojme perimet dhe i perziejme me kujdes me nje luge druri..
Cojme vajin ne 180° dhe me nje luge metali te lagur me pak uje marrim pak nga pak nga perzierja per ti hedhur ne tigan. I veme me pas per pak sekonda ne leter thithese dhe i sherbejme te ngrohta.

Ju befte mire 🙂 !

Biskota me Miell Farro dhe Tërshëre

by 16/03/2016

Biskota me miell farro dhe tershere – per femije dhe te rritur

Perberesit:
100 gr miell farro
100 g krunde/miell tershere
50 gr vaj vegjetal
50 gr sheqer i erret
1/2 luge e vogel sode
1 luge e vogel uthull molle
1 kapje kripe
6 luge qumesht soje ose tershere
copa te vogla cokollate te erret(opsionale)

Pergatitja:

Ne nje ene perziejme miellin e farros, te tersheres, soden, sheqerin dhe kripen. Me pas shtojme vajin dhe uthullen dhe ne fund qumeshtin. I japim formen qe duam biskotave dhe i fusim ne furren e parandezur ne 180°, ku i leme rreth 20 minuta.
Cdo gje tashme gati.
Perberesit e kesaj recete, mund t’i gjeni ne forme organike prane Edesias.
Oreks te mbare!

Majaja e Birrës – Një produkt ekskluziv i bukurisë dhe shëndetit të mirë

by 03/03/2016

Majaja e birres ose mbetja e fermentimit te birres ka ne baze seleksionimin e mikrorganizmave te gjalla, kerpudhave mikroskopike qe kultivohen, fermentohen e shumohen ne ene te posacme.
Majaja e birres e thate eshte dhe me e pasur me vlera te larta ushqimore se ajo e fresketa, qe perdoret ne pergatitjen e bukes, pices, etj.
Perben nje aleat te shkelqyer te melcise, lekures, flokeve, zemres, thonjve dhe stomakut.
Permban proteina me vlere te larte biologjike, acid folik dhe gjithe vitaminat e grupit B. Eshte nga te paktat ushqime, qe permban nder te tjera ne forme natyrale dhe vitamine B12, aq shume e kerkuar nga vegjetarianet e veganet.
Shume e pasur me minerale si magnezi, fosfori, potasiumi, hekuri, kaciumi dhe seleniumi kryen nje efekt rimineralizues dhe ndihmon ne luften kunder gjendjes kostante te debuleses dhe lodhjes fizike. Parandalon alopecinë (renien e theksuar e perfundimare te flokeve) mashkullore dhe femërore. Për ata që vuajnë nga rënia stinore e flokëve, majaja e birrës është një aleat i mirë për të forcuar flokët dhe parandaluar rënien. Floket do të duken gjithashtu më të shëndetshëm dhe më shkëlqim.
Majaja e birres ben nje detoks shume te mire te melcise. Ndihmon ne luften kunder akneve dhe dermatitit. Mbeshtet sistemin metabolik, sepse mban te paster arteriet dhe lehteson veprimin e insulines.
Propozohet zakonisht ne kokrra, pluhur ose ne forme fletezash per t’u shtuar ne supe ose sallate.
Mund ta gjeni kete produkt organik te certifikuar ne forme tabletash prane Edesias, prodhuar nga firma e njohur “Fior di Loto”.

Biskota me Bajame dhe Vanilje

by 15/02/2016

Perberesit:

200gr miell farro;
40gr miell bajame;
70gr sheqer i erret;
60ml qumesht bajame;
80gr vaj luledielli;
1 pako maja per embelsira;
ekstrakt vanilje;
pak kripe;
bajame ne copa (opsionale);

Miellin e farros me miellin e bajameve, majane, sheqerin, pak kripe i perziejme mire. Shtojme vajin, qumeshtin e bajameve dhe ekstraktin e vaniljes. I perziejme derisa te marrim nje brume homogjen, formojme biskota te vogla, i zbukurojme siper me copa bajamesh dhe i leme ne furre per 20-25 minuta. I leme te ftohen dhe biskotat tona jane gati.

I gjeni perberesit organike te kesaj recete prane Edesias.

Ju befte mire 🙂!

Përzierje 11 Bimësh për Stomakun – Linja Dr. Katsos

by 11/02/2016

Çaji Dr. Katsos No5 ne permbajtjen e tij 11 bime si mullage, mente, ginxher, petale trendafili, likuirice, kumak, etj. eshte specifikisht i fokusuar per te luftuar problemet e stomakut.

Duke ndihmuar nje funksion te mire tretes dhe koordinim harmonik ne sekretimin e acidit gastrik, arrin lehtesimin e dhimbjeve te stomakut si gastriti, urthi dhe deri ulcera.

Efekti i pergjithshsem i kesaj pije rrit kapacitetin tretes te stomakut duke rregulluar aftesine antinflamatore, e duke bere me te lehte funksionimin e stomakut ne menyre qe ai te mos vuaje si mekanikisht dhe kimikisht.

Bimet e thara te perzgjedhura, pervec se kryejne nje veprim efikas, kane arome te kendshme dhe shije te mire.
Perdorimi: Zihet ½-1 luge caji per nje tas uje. Mbulohet 5-10 minuta, dhe mbasi filtrohet mund te konsumohet. Rekomandohet te pihen 3-5 tasa ne dite, si ne te ftohte dhe ne te ngrohte.
Permbajtja e formatit 80gr per gati 150 tasa te pergatitur.

Pervec ketij caji qe ka dhene rezultate me shume se te kenaqshme tek klientet tane, Dr Katsos ofron ne linjen e tij dhe perzierje cajrash qe ne menyre natyrale e pa efekte anesore kane ne fokus problemet me prostaten, artritin, te ftohuren, kolesterolin, diabetin, tensionin, etj.
Produkti eshte bio i certifikuar.

Mbetet per t’u provuar, per t’u besuar!

Pekmezi dhe Vlerat e tij

by 06/02/2016

Pekmezi, nje shurup si melasa, merret pas kondensimit te lengut nga mushti i frutave, kryesisht rrushi.
Lengu i rrushit zihet, derisa behet i trashe dhe ne forme shurupi. Kestirma me pas perdoret per te hequr aciditetin.
Pekmezi, i pasur ne hekur, kalcium dhe potasium eshte shume i perhapur ne shtepite turke apo greke. Tradicionalisht i eshte dhene njerezve me shendet te dobet.
Meqenese sheqeri i thjeshte qe pekmezi permban absorbohet direkt ne gjak pa pasur nevoje te tretet, ai furnizon dukshem trupin me energji.
Per mungesa hekuri apo per perthithje jo te mire te tij, rekomandohet konsumi i pekmezit per te rritur gjithashtu sasine e gjakut ne trup. Pekmezi eshte gjithashtu i pasur me kalcium qe ndihmon ne zhvillimin e kockave te forta dhe potasium, esencial per balancen e ujit ne trup dhe per te rregulluar tensionin.
Nje kombinim i shkelqyer per mengjesin do ishte krem suzami ose sic quhet ndryshe tahin, i perzier me pekmez.
Duke perzier pekmez me krem suzami krijohet nje burim i pasur proteina, qe mbeshtet ne menyre direkte zhvillimin e kockave dhe rrit sasine e gjakut. I keshillueshem per femije, te rinj, gra shtatzena, nena qe ushqejne me gji dhe njerez qe punojne me ritme te veshtira. Personat qe kane probleme me diarene, mund ta kompesojne humbjen e lengjeve te trupit duke konsumuar pekmez me pak uje dhe kripe.
Mund te perdoret dhe per te lyer krepat e mengjesit apo waffles.
Jo i rekomanduar per diabetiket.

Pekmezin, melasen dhe tahinin mund ti gjeni tashme ne formen e tyre organike prane Edesia!!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.