Blogu

Kek Mufin me Boronicë të Freskët

by 16/04/2016
Perberesit:
  • 1 e ½ filxhan miell farro;
  • ¾ filxhan sheqer i erret;
  • ½ luge caji kripe;
  • 2 luge caji puder pjekje;
  • ⅓ filxhan vaj vegjetal;
  • 1 banane e plote, e shtypur;
  • ½ filxhan qumesht vegjetal;
  • 1 filxhan boronica te fresketa;
  1. Nxehim furren ne 210 ° C. I lyejme masat e muffin me pak yndyre.
  2. Perziejme miellin, sheqerin e erret, kripen dhe soden. Shtojme qumeshtin,bananen, vajin dhe i perziejme deri sa te zbuten. Fusim brenda ne perzierje boronicat. Ndajme masen ne 12 cope, duke i mbushur me ¾ e mases.
  3. I pjekim per 17-20 minuta dhe ato jane gati.

 

Ju befte mire!

 

Llamba me Kripën e Himalajes

by 08/04/2016

Pervec nje ndricimi te bute, te embel e qetesues, qe shkon nga roza ne portokalli te kuqe, kjo llambe ben gjithashtu ajrin e ambienteve tona me te shendetshem. Ajri, qe thithim, ne fakt eshte i mbushur me energji elektrike dhe i pasur me jone pozitive dhe negative. Te “jonizosh” ajrin e nje ambienti ndihmon per ta mbajtur ate me te paster. Jonet negative ne fakt lidhen me grimcat pezull ne ajer (pluhur, aroma, duhan, baktere apo polen) dhe e ngarkojne ne menyre elektrostatike. Keshtu pluhuri do kete tendence te lidhet me siperfaqet qe takon ne vend qe te fluturoje neper ajrin qe thithim.

Ne menyre me te permbledhur perfitimet nga kjo llambe jane:

  1. Rregullojne tepricen e lageshtires
  2. Reduktojne sulmet e azmes
  3. Rrisin perqendrimin
  4. Reduktojne alergjite e rrugeve te frymemarrjes
  5. Rrisin sistemin imunitar
  6. Mbrojne nga elektromagnetizmi i kompjuterit, celularit, televizionit, etj.
  7. I japin ambientit nje atmosfere qetesie dhe relaksi

Llamba me kripe e Himalajes – Nje llambe, qe eshte kaq mire, ta kemi te ndezur ne shtepite tona.

Porridge Tërshëre për Mëngjesin Tuaj

by 08/04/2016

Burim i shkelqyer vitaminash te grupit B, kalcium dhe fosfor, i pershtatshem per ke vuan nga funksionimi i mire i aparatit tretes dhe kolesteroli i larte.

Pergatitet lehtesisht me 150ml qumesht vegjetal (bajame, tershere ose soje), 35 gr krunde ose flete tershere (me mire nese organike) dhe fruta te thata/te fresketa.

I ziejme ne zjarr te ulet per 5 minuta tersheren dhe qumeshtin, duke i perzier here pas here. I hedhim me pas frutat e fresketa/te thata apo farat sipas deshires.

Porridge eshte recete tipike e kuzhines anglosaksone. Preferohet konsumi ne mengjes, shume i mire dhe per mengjesin e femijeve tuaj.

Kek me Sheqer Kokosi dhe Cokollatë të Errët

by 08/04/2016

Si t’i bejme embelsirat nje nga ushqimet me te shendetshme, ne dieten e perditshme.

½ filxhan miell kokosi
1 luge supe niseshte
½ luge caji sode
½ luge caji kripe
2 banane te qeruara
1 luge supe fara chia plus 3 luge uje, te lena ne uje per 10 minuta
6 luge supe gjalpe bajame ose tahini
4 luge supe sheqer kokosi
¼ filxhan vaj kokosi
⅓ filxhan shurup panje ose agave
¼ filxhan qumesht bajame
1 luge caji vanilje
½ filxhan arra te grira
¾ filxhan cokollate e erret ne copa

Pergatitja
1. Nxehni furren 180ºC.
2. Ne nje ene te vogel perzieni miellin, soden, kripen dhe lereni menjane
3. Ne nje ene me te madhe, shtypni bananet. Hidhni chian, gjalpin e bajames, vajin e kokosit, sheqerin e kokosit dhe shurupin e panjes.
4. Perzieni ngadale te dy masat dhe hidhni me pas arrat dhe cokollaten.
5. Lyeni me pak gjalpe taven katrore per te evituar ngjitjen e saj.
6. Lereni ne furre 23-25 minuta,pa e pjekur me shume se cduhet. Pasi ftohet priteni me pas ne katrore dhe sherbejeni.

I gjeni te gjithe perberesit organike prane Edesias smile emoticon

Ju befte mire!

Vaji i Lajthisë dhe disa nga vlerat e tij

by 21/03/2016

Vaji i lajthise eshte nje hidratues dhe ushqyes i shkelqyer per masazhe te fytyres dhe trupit, aromaterapi dhe relaks. Ushqen ne thellesi lekuren, rinon e jep freski dhe shkelqim lekurave te lodhura dhe keqtrajtuara.

Fale te gjithave vitaminave qe permban, rigjeneron dhe ndryshon pamjen e lekures apo flokeve tuaj.
Shume i perdorur sidomos ne hidratimin e lekurave te thata, ndersa lekurat me yndyre i ndihmon ne stabilizmin e saj.

I pasur me vlera ushqimore e sidomos me kalcium, kalium, magnez, mangan ndihmon ne forcimin e kockave, parandalimin e osteoporozes, rritjen e imunitetit dhe energjise fale qarkullimit me te mire te gjakut.

I perzier me uthullen i jep nje shije te vecante sallaterave tuaja, pervec perdorimit ne risoto, makarona apo servirje djathrash.

E gjeni gjithmone ne formen organike e te presuar ne te ftohte, prane Edesias ne formatin 250ml!

Nuk jam kundër Suksesit…

by 17/03/2016

Nuk jam kunder suksesit, me lini t’jua them. Nuk po ju them te mos jeni te sukseshem. Nuk kam asgje kunder tij. Eshte vertet i mire. Cfare po them eshte mos u motivoni prej tij. Perndryshe do te humbni pikturen, do te humbni poezine, do te humbni kengen, qe po kendoni pikerisht tani. Dhe kur suksesi te vije, do te keni vetem duar bosh, sepse askush nuk mund te mbushet nga suksesi. Suksesi nuk mund t’ju ushqeje, nuk ka perberes ushqyes brenda tij. Suksesi eshte vetem ajer i nxehte.

Osho

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.