Blogu

Sapunë Natyral Aromaterapeutik, Pastërti Për Trupin Dhe Mëndjen

by 27/02/2018

Mes alternativave të shumta për zgjedhjen e sapunit të duhur, ju vjen në ndihmë Edesia me disa ide, brade dhe përbërje që një sapunë duhet të ketë. Shpesh etiketat tregojnë për përmbajtje të përbërësve natyralë si arra e kokosit, livanda, tea tree, vaj ulliri, vaj trendafili dhe vajra të tjerë esencial. Megjithatë, sapunët e zakonshëm nuk janë aq të mirë sa mendoni. Ndërkohë, sapunët natyralë janë miqësorë me mjedisin, nuk përmbajnë glicerinë, pra, nuk avullojnë apo shkrijnë dhe aroma e tyre nuk ikën. Falë procesit delikat të përpunimit, nuk kanë as papastërti e as parabene. Jane delikat me lëkurën tuja i dhurojnë asaj shkëlqim dhe shëndet dhe gjithashtu aroma e tyre tërësishtë natyrale i jep qetësi  dhe qartësi mëndjes.

Brand-et qe Edesia përzgjedh me kujdes për ju! Janë sapunë të prodhuar në mënyrë tradicionale  me dashuri dhe kujdes. Aromat e tyre janë të dallueshme dhe delikate. Efekti i tyre ndihet më së shumti gjatë larjes. Për prodhimin e këtyre sapunëve janë përdorur produkte të cilësisë së parë, me përbërës organikë dhe aktivë, gjithashtu te pasuruar me vajra esencial që mbushin me aromë ambjentet  tuaja.

Benefitet e një sapuni 100% organik:

  • Përmbajnë 100% vajra të pastra esenciale: në përbërje të tyre ka vajra të cilat pastrojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë. Aroma e vajrave esencial nihen për benefitet e tyre në mendjen tonë, të falin qartësi, qetësi dhe shplodhje.
  • Përdoren si pastrues: pastruesit kozmetikë e irritojnë dhe dehidratojnë lëkurën, ndaj është mirë të zgjidhni sapunët natyralë.
  • Ruajnë nivelit të pehashit: sapunët organik  ruajnë nivelin natyral të pehashit.
  • Nuk përmbajnë kimikate: sapunët e tjerë përmbajnë kimikate të dëmshme si paraben, sulfat natriumi etj, të cilat dëmtojnë sistemin riprodhues dhe nuk arrijnë të vrasin më shumë mikrobe se sapuni natyral.
  •  Lëkura është si e mëndafshtë: Sapunet e prodhuar me metoden artizanale i ruajne të paprekur të gjithë përbërësit ushqyes, të cilët ndihmojnë në parandalimin e tharjes apo vajosjes së lëkurës, ndërkohë që e hidratojnë atë.
  • Kanë aromë të qëndrueshme: falë përbërjes me vajra esenciale, kanë më tepër aromë, e cila zgjat më shumë krahasuar me aromat sintetike. Jo vetëm që do të mbani aromë të mrekullueshme, por do të ndiheni të qeta gjatë gjithë kohës.

Top 5 Vajrat Esencial Aromaterapeutik

by 27/02/2018

Përdorimi i aromrave të koncentruara të bimëve për të përmirësuar mjedisin, sigurinë, shëndetin dhe mirëqënien tonë emocionale është e vjeter po aq sa njerëzimi. Thithja e aromrave aktivizon sistemin e nuhatjes në trurin tonë duke ndikuar në shëndetin tonë fizik dhe mental.

Disa nga përfitimet e vajrave esencial:

  • Nuhtja e disa vajrave esencial mund të ndihmojnë në pastrimin e infeksioneve dhe reduktimin e inflacioneve të caktuara.
  • Përmirësojnë higjenën e ambjenteve dhe cilesine e ajërit.
  • Mbeshtesin dhe përmirësojnë shëndetin tonë emocional.
  • Na ndihmojnë të relaksohemi duke ulur nivelin e stresit dhe lodhjes në trupin tonë.

Top 5 vajrat esencial terapeutik:

  1. Vaj Esencial Patchouli – Karakteristikat e dobishme të vajit patchouli janë njohur që nga kohërat antike. Për shkak të fitokompozimit të tij të pasur, ky ester ndihmon në mënyrë të përsosur për të përballuar shumë sëmundje, rikthen rininë e lëkurës dhe i jep qartësi mendjes.
  2. Vaj Esencial Livando – Vaj esencial livando është një mrekulli natyrore për lehtësimin e pagjumësisë, zvogëlimin e stresit, lehtësimin e ankthit dhe dhimbjeve të kokës. Përdorimi i këtij vaji rekomandohet gjithashtu për masazhe dhe banjot relaksuese kundër dhimbjeve të muskujve si dhe ne mirëmbajtjen e lëkurës.
  3. Vaj Esencial Tea Tree – Vaji esencial i pemës së çajit (tea tree oil) ka vlera të jashtëzakonshme kundër akneve. Veprimi antibakterial dhe anti-inflamator e bëjnë këtë lloj vaji një trajtues të shkëlqyeshëm kundër akneve.
  4. Vaj Esencial Rozmarine – Vaj esencial i rozmarinës është nxjerrë nga gjethet dhe majat e lulëzuara të bimëve. Me një aromë dhe me gjelbërim të përhershëm, vaji i  rozmarinës  zakonisht përshkruhet si gjallërues dhe pastrues.Shumica e efekteve të dobishme shëndetësore të rozmarinës i atribuohet aktivitetit të lartë antioksidues të përbërësve të saj kryesorë kimikë, duke përfshirë carnosol, acid karnozik, acid ursolik, acid rosmarinik dhe acid kafeik.
  5. Vaj Esencial Trendafili – Vaji i trëndafilit përvec benefiteve të shkëlqyera që ka për lëkurën gjithashtu ndikon në uljen tensionit të gjakut dhe ritmeve të frymëmarrjes. Ata janë të mendimit se ky vaj zbeh ankthin dhe stresin, madje mund të shërbejë edhe kundër depresionit.

 

 

 

Rëndësia e frutave të thata në shëndetin e familjes tuaj

by 27/02/2018

Frutat e thata

Frutat e thata janë një snack i shkëlqyer për të gjithë familjen në cdo kohë të ditës. Gjithashtu gjejnë një përdorim të gjerë në kuzhinë duke na dhënë mundësin ti bëjmë pjesë të vakteve tona me më shumë lehtësi.  Ato shtojnë shije dhe vlera ushqyese në cdo pjatë dhe janë shoqëruese ideale dhe të pijeve të ndryshme. Por kur vjen puna tek antarët më të vegjël të famljeve tona , fëmijët, situata është me delikate. Ekspertet thonë që furtat e thata duhet të përfshihen që në moshë të herëshme në dietën ditore të fëmijëve. Pasi frutat e thata janë burime jashtëzakonisht të pasura të mineraleve dhe proteinave. Përfshirja e frutave të thata në dietën e fëmijës suaj mund të rritë rritjen dhe zhvillimin e tij të përgjithshëm dhe shmang alergjitë.

Përfitimet shëndetsore të frutave të thata:

  • Ndihmon tretjen: Frutat e thata janë të pasura me fibra dietike. Konsumimi i tij mund të rrisë tretjen e fëmijës suaj. Mund të ndihmojë për të rregulluar lëvizjen e tij të zorrëve, për të luftuar kapsllëkun dhe për t’i dhënë fund sprovës së tij të tualetit çdo mëngjes.
  • Mbron shëndetin kardiovaskular: Shtimi i frutave të thatë në menunë e përditshme të mëngjesit të fëmijës tuaj është një mënyrë e shijshme për të rritur shëndetin e tij të zemrës. Arrat krokante janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe ndihmojnë në luftimin e kolesterolit të keq. Shumica e frutave të thata janë gjithashtu një burim i pasur i kaliumit që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut dhe parandalimin e goditjes në tru.
  • Parandalon Aneminë: Frutat e thata janë një burim i rëndësishëm i hekurit. Lënia e fëmijës suaj në një tas me arra të ndryshme mund të rrisë nivelet e hemoglobinës së tij. Kjo do të ndihmojë në mbajtjen larg të kërcënimit të anemisë dhe lejoni që fëmija juaj të gëzojë shëndet dhe zhvillim të mirë.
  • Mban kocka të shëndetshme: Munçja e arrave mund t’i sigurojë fëmijës tuaj dozën e tij ditore të mineraleve thelbësore si magnez dhe fosfor. Të dy këta lëndë ushqyese luajnë një rol jetësor në ruajtjen e dendësisë së tij të kockave dhe mbrojtjen e tij nga problemet e dhëmbëve, osteoporoza, etj.

 

Por dhe per te rriturit frutat e thata mund të zëvendësojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin. Ky ndryshim i vogël në dukje në regjimin ushqimor do të kishte shoqërohej me jo pak përfitime.

Disa nga frutat e thata dhe benefitet e tyre:

  • Stikat:
    Sipas nutricionistëve stikatmbajnë vendin e parë si fruti i thata më i shëndetshëm ! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamat që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën
  • Arrat:
    Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vite.  Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Arra e Brazilit:
    Arrat e Brazilit janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit , i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme.Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.
  • Cashews:
    Ky frut i thatë është i pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtuk ontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.
  • Bajamet:
    Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si:
    Forcimi i imunitetit Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme.

E shpejtë, e thjeshtë dhe organike. Salca të shijshme për sallatën tuaj.

by 27/02/2018

Kombinimet e freskëta dhe të shëndetshme të sallatrave jane te pafundme. Sallata nuk është vetem një shoqëruese e këndshme në një tryeze të blloshme por gjithashtu mund të kthehet lëhtësishtë në një vakt të plotë dhe të pasur. Mjafton të zgjedhim përbërësit e duhur që plotësojnë nevojat tona ditore.

Nje sallatë nuk është asnjëherë e plotë pa një salcë të kombinuar mirë që i shton shije dhe aromë. Ashtu si cdo përbërës tjetër i sallatës dhe salca duhet të jetë e pasur në përbërës të shëndetshëm dhe organik. Dietat e ndryshme vegjetariane dhe vegane e gjejnë shpëtimin e shijes së mirë pikërishtë tek salcat. Duke i pasuruar ato me vajra vegjetal të presuar në të ftohtë, erëza të thara në mënyrë natyrale apo ëmbëlsues me bazë bimore. Qartazi këto përbërës nuk janë vetëm të shijshëm por kanë vlera të panumërta për organizmin tonë. Salcat mund të përdoren dhe si një shtesë ushqimore në sallatë.

Disa salca të thjeshta dhe të shëndetshme:

  • Salcë Limon:

– Lëng limoni të freskët.

– Vaj ulliri extra i virgjer.

– Kripë, piper, trumëz.

  • Salcë kremoze:

– Një lugë majoneze vegane.

– Një lugë mustarde.

– Shurp panje.

– Kripë.

– Piper i zi.

  • Tahini:

– Dy lugë tahini.

– Vaj ulliri.

– Lëng limoni të freskët.

– Kripë dhe piper i zi.

*Hollohet më pak ujë deri në konsistencën e duhur.

  • Salcë portokalli:

– Lëng i freskët portokalli.

– Salcë soje.

– Mustardë.

– Vaj ulliri ekstra i virgjër.

– Kripë dhe piper te zi.

  • Xhinxher dhe turmenik:

– Vaj ulliri extra i virgjër.

– Kurkuma

– Xhinxher i freskët ose i tharë.

– Lëng i freskët limoni.

– Uthull verë e kuqe.

– Hudhër pluhur.

– Kripë sipas deshires.

– Mjaltë apo një embëlsues tjetër natyral.

*Përzieni të gjithë përbërësi në blender në masat sipas sasisë së salcës që do përgatisni.

 

Secila prej salcave mund të plotesohen shumë mirë  me farëra të ndryshme apo fruta të thata.

 

 

 

 

Jeshile = E shëndetshme

by 27/02/2018

Chlorella, Spirulina, Bar Gruri dhe Bar Elbi: Suplementet që balancojnë trupin tonë.

Chlorella:

Chlorella është një algë e cila konsiderohet si një nga organizmat më të vjetra dhe më të përpunuara në planetin tonë, dhe ende shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të dhe përfitimet e saj. Megjithëse është një algë me një-qelizore, Chlorella është një bombë e vërtetë e energjisë. Ka nivele të larta klorofilit dhe një përqindje të lartë të vitaminës B12, si dhe shumë proteina, hekur, beta karoten, acid folik. Përsonat të cilët nuk përfshijnë perimet në dietën e tyre ditore, chlorela do ishte një zevendesues përfekt i tyre.

Përfitimet shëndetsore të chlorelës:

  • Pastron gjakun.
  • Detoksifikon organizmin tonë.
  • Ul rrezikshmërinë e sulmeve në zemër përshkak që ndikon në uljen e shqernave dhe yndrnave në gjak.
  • Ndikon pozitivisht në uljen e presionit të gjakut.
  • Klorofili ndihmon gjithashtu në luftimin e kancerit.
  • Promovon detoksifikimin e mëlcisë.
  • Nxit prodhimin e hemoglobinës.
  • Shëron plagët në trup.

Spirulina:

Spirulina është një lloj  alge blu-jeshile që përmban një numër të konsiderueshëm elementësh ushqyes, duke përfshirë vitaminat B, beta-karoten dhe vitaminën E. Spirulina gjithashtu përmban antioksidantë, minerale, klorofil dhe fikocianobilin dhe është një burim shumë i mirë i proteinave vegane.

Përfitimet shëndetsore të spirulinës:

  • Përmirëson sistemin imunitar.
  • Rrit përformancën dhe ul lodhjen.
  • Ndikon në reduktimin e stresit dhe përmirëson humorin.
  • Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
  • Redukton alergjitë stinore.
  • Ul presionin e gjakut.
  • Ndihmon në kontrollin e diabetit.
  • Burim vegan i proteinave.

Spirulina dhe Chlorella janë një burim shumë i pasur më vitamina, minerale dhe aminoacide duke e bërë një alternativë të shkëlqyer për të shmangur multi-vitaminat sintetike. Dhe janë nje opsion i mirë per te gjithe ata qe nuk konsumojnë mjaftueshëm perime. Të dyja të kombinuara sëbashku i japin shëndet dhe forcë trupit tonë.

Bar Gruri:

Bari i grurit është filizat e sapo dalë të grurit të tharë dhe të kthyer në pluhur. Pavarësishtë që është pjesë e bimës së grurit, pluhuri i barit të grurit është pa gluten. Pluhuri i bar grurit është shumë i ulët në kalori, por sasi te vogla të tij përbajnë sasi të mëdha vlerash ushqyese.  Përmban shumë minerale, aminoacide, vitamina B, enzima, antioksidantë, fibra dhe klorofil. Gjithashtu mund të konsumohet nga fëmijët, gratë shtatzane si dhe nga nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji.

Përfitimet shëndetsore të bar grurit:

  • Ndihmon në qarkullimin normal të gjakut duke shmangur kështu sulmet në zemër.
  • Mbron florën e zorrëve.
  • Ndikon pozitivishtë në aparatin tretës.
  • Është një suplement i shkëlqyer për përsonat që merren me aktivitet fizik.
  • Ndihmon në shërimin e plagëve.
  • Ndihmon në kurimin e ekzemës.
  • Detoksifikon organizmin tonë.

Bar Elbi:

Bar i elbit është filizat e bimës së elbit të bëra pluhur, është pa gluten. Bar i elbit është shumë i pasur në lëndë ushqyeses pasi përmban sasi të lartë  proteina, vitaminë C dhe minerale natyrore si hekuri dhe kalciumi, klorofil. Bari i elbit është  i njohur për aftësitë e tij alkalizuese që ekuilibrojnë nivelet e pH të trupit. Shpesh pjesë stilit tonë të jetesës janë ushqime të përpunuara dhe të rafinuara, pije me kafeinë, alkool dhe cigare së bashku me nivele të larta stresi mund ta bëjnë trupin tonë më acid. Në këto raste konsumimi i barit të elbit mund të jetë i favorshëm për rregullimin e pH të trupit, pasi shumë sëmundje mund të lidhen me aciditet të lartë brenda trupit.

Përfitimet shëndetsore të bar elbit:

  • Ndihmon ne kontrollin e kolesterolit të keq në gjak.
  • Ul presioni arterial duke ndihmuar në mirëfunskionimin e zemrës.
  • Rrit imunitetin.
  • Përmban nivele të larta të fibrave të cilat promovojnë tretjen natyrale dhe shëndetin e mirë të zorrëve.
  • Ndihmon në rënien në peshë.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.