Blogu

Torta klasike me molle e gjyshes

by 05/02/2015

E sjelle ne nje version me te lehte, e larte, e bute, me shume molle e pak kanelle

Perberesit:
500g miell
150g sheqer i erret
1 bustine e 1/2 maja (rreth 20g)
3 molle
600 ml qumesht soie
1/2 gote vaj farash te presuar ne te ftohte
3 luge te vogla kanelle (siaps deshires)
1 luge e vogel sode buke
1 luge e vogel uthull molle
1 e kapur kripe

Para ngrohet furra ne 180°C.

Perzihen gjithe pluhurat pervec majase, ne nje ene te pershtatshme.

Bashkojme vajin vegjetal, uthullen e molles dhe qumeshtin e soies dhe e perziejme mire ne menyre qe te formojme nje mase te njetrajtshme me konsistence pak me lengshme se kosi.

Qerojme mollet dhe presim dy e gjysem prej tyre ne katrore te vegjel, gjysmen e mbetur ne feta te holla. I sperkasim mollet me nje luge te vogel kanelle. I bashkojme mollet ne copa te vogla me permbajtjen e pergatitur dhe i perziejme dhe nje here.

I shtojme majane bashke me dy luget e mbetura te kanelles permbajtjes dhe e perziejme per here te fundit.E hedhim masen e pergatitur ne nje tave te rrumbullaket me ane te larta te lyer paraprakisht me pak vaj farash.

E dekorojme siperfaqen e tortes me copat e prera holle te molles, te vendosura ne forme rrethi dhe e sperkasim me nje luge te vogel sheqeri te erret ne menyre qe te formoje nje shtrese kerce.

E fusim ne furre per rreth 50 minuta.

Ju befte mire!

Integral apo i rafinuar? I plote apo i perpunuar?

by 05/02/2015

Ne dhjetevjecaret e fundit konsumi i fibrave ne regjimet ushqimore eshte zvogeluar, kjo jo vetem per shkak te ndyshimit te zakoneve te te ushqyerjes por dhe per shkak te rafinimit te cilit i nenshtrohen miellrat nga drithera te ndryshem.

Rafinimi eshte nje proces qe sjell nje sere transformimesh ushqimore te afta te eleminojne substanca te caktuara ose pjese ushqimore, per te shtuar ato qe jane ne interes te perpunuesit per ta bere produktin sa me terheqes per konsumatorin. Gjate rafinimit te miellit per shembull hiqen sythi(filizi) dhe pjesa e jashtme e kokrres (krundja).

Ajo qe e ben me te keshillueshem konsumimin e ushqimeve integrale lidhet ne pjesen me te madhe me shtimin e konsumimit te fibrave.

Fibrat ushqimore ne fakt :

• Rrisin ndjenjen e ngopjes dhe lehtesojne funksionimin e lehte te stomakut
• Ulin thithjen e yndyrnave dhe kolesterolit
• Ulin thithjen e substancave kancerogjene

Avantazhe te tjera jane sjellja e vitamines E dhe disa vitaminave te grupit B. Per me shume ushqimet integrale kane nje indeks glicemik dhe kalorik me te ulet qe ndihmon per te humbur ne peshe.(me kusht qe kjo mos behet kusht per te ngrene me shume prej tyre)

Duhet thene gjithsesi qe ushqimet integrale jane me pak te konservueshme dhe rezultojne me pak terheqese ne shije sesa ato te rafinuarat.

Pervec mbikonsumimit te te dyja llojeve te dritherave, keshillojme te kontrolloni brenda mundesive tuaja prejardhjen e ushqimit integral te blere, per tu siguruar mbi mosabuzimin mbi vlerat e siperpermendura dhe sjelljen e nje produkti ne treg qe ka vetem pamjen e jashtme te ngjashme me nje produkt cilesor integral.

Nje shembull do te ishte buka e erret, nje nga produktet qe konsumohet me shume ne perditshmerine tone. Nese ajo ka nje ngjyre te celet ne te cilen evidentohen shume pika te zeza eshte bere pa dyshim nga nje miell integral fals. Nje nga karakteristikat e bukes se vertete integrale eshte ngjyra e erret homogjene.

Nje pergezim shkon natyrisht per te gjithe amvisat qe kane vendosur te pergatisin vete ne shtepi, bashke me ushqimin, dhe buken qe vendosin ne tavolinen e tyre

Torte me dardha, kakao dhe kanelle

by 31/01/2015

Kjo torte eshte nje recete dimerore shume ndjellese, e pershtatshme per ta marre veten pak me te mira ne keto dite shiu.

Per me shume, embelsira do te shperndaje e do te mbushe shtepine tuaj me nje arome te ngrohte dhe te embel ne cdo cep te saj.

Behet fjale per nje pergatitje qe hyn ne recetat e thjeshta qe intrigon te gjithe kategorite pavaresisht nga zgjedhjet ushqimore qe bejne ne gatimet e tyre.

Perberesit:
200 gr miell farro me prejardhje biologjike
100 gr sheqer te erret
1 gote vaj farash te shtypyr ne te ftohte
100 gr kakao e hidhur ne pluhur
3 dardha
300 ml qumesht vegjetal me prejardhje biologjike
1 bustine maja per embelsira

Pergatitja:
Qerojme dardhat, heqim farat, dhe i presim ne feta te holla. Bashkojme ne nje tas gjithe perberesit e thate: miell, maja, kakao dhe sheqer. Shtojme ngadale qumeshtin vegjetal (preferohet soia) dhe vajin. E rrahim perberjen ne menyre energjike, duke u munduar te evitojme krijimin e kokrrizave te patretura.

Masa e perfituar duhet te jete likuide. Ne rast se rezulton akoma e trashe shtojme pak qumesht tjeter. Ne te kundert, nese eshte shume fluide, shtojme miell tjeter. Ndajme tani pergatitjen ne dy pjese. E hedhim pjesen e pare ne nje tave per kek me diameter rreth 22cm te lyer me pak yndyre dhe me miell, me pas e mbulojme me fetat e dardhes te sperkatura me kanelle siper. E mbulojme kete, me pjesen e mbetur te pergatitjes.

E fusim torten ne furren e parangrohur ne 180° dhe e pjekim per 40/50 minuta.

Ju befte mire 

Pse kripa e Himalajes ”rock” dhe kripa e kuzhines eshte ”lenta” ?

by 21/01/2015

Kripa roze e Himalajes eshte shume e ndryshme nga kripa e kuzhines, ku kjo e fundit perbehet ne menyre esenciale nga kloruri i sodiumit.Kripa e Himalajes e perdorur qe ne lashtesi, eshte e paster, pa toksina dhe substanca te ndotura, qe mund te helmojne tipologjite e tjera te kripes, me prejardhje nga detet dhe oqeanet.

Behet fjale vertet per nje burim te pasur dhe me shume vlera. Permban me shume se 80 minerale dhe elemente (ku predominon hekuri), qe mungojne plotesisht tek kripa e kuzhines. Ngjyra karakteristike roze i dedikohet jo vetem prezences se larte te ketij minerali, por dhe faktit qe kjo kripe nuk i nenshtrohet asnje trajtimi zbardhues.
Kripa roze nuk eshte e rafinuar dhe nuk trajtohet me asnje procedim kimik. Kjo kripe eshte e pandotur. Kur nxirret, rezulton e paster sic ka qene e depozituar mijera vite me pare. Ne thithim vetem sasine e duhur te saj, dhe shija e ushqimeve nuk mbulohet por perkundrazi theksohet me shume.

Kush jane perfitimet?
• Ndryshe nga kripa e kuzhines, limiton rrezikun e mbajtjes se ujit ne trup dhe tensionit te larte.
• Nxit nje ekuiliber stabel te PH ne qeliza ,nder te cilat dhe atyre te trurit.
• Ndihmon ne uljen e shenjave te plakjes.
• Permireson kapacitetin e thithjes se elementeve ushqyes.
• Mbeshtet frymemarrjen.
• Rrit forcen e kockave.
• Permireson shendetin e veshkave, ndryshe nga kripa e kuzhines.
• Favorizon nje gjume te qete.

Per gjithe keto karakteristika dhe perfitime ne organizem, njihet ndryshe dhe si ‘’ari i bardhe’’.

Kripen e Himalajes ne formatin fin, me kokrra apo te tymosur, mund ta gjeni ne dyqanin tone me cmime shume te mira. Ju mirepresim!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.