Blogu

Plum Cake

by 01/03/2015

Ju percjellim receten e fundjaves – Plum cake me kakao 🙂

Perberesit

220gr miell farro
130ml shurup panje
70gr kakao e erret pluhur
70ml leng portokalli
1 bustine maja per embelsira
50ml vaj luledielli i presuar ne te ftohte

Ne nje pjate te thelle perziejme miellin majane dhe kakaon e erret. Ne nje ene me te vogel shtojme shurupin e panjes, lengun e portokallit, vajin dhe i perziejme me kujdes. Bashkojme dy masat. Perberjen e transferojme ne nje tave te pershtatshme plumcake te lyer lehtesisht me vaj dhe miell dhe e e fusim ne furre per 25 minuta.

Nese nuk ju ndodhet shurupi I panjes ne shtepi, mund te perdorni nje tjeter embelsues natyral si mjalte, agave, etj.
Ju befte mire!

Produktet e Reja

by 28/02/2015

Miq te Edesias,

Do te donim te njoftonim te gjithe klientet qe kane lene porosi per produkte te caktuara si vaj liri, vaj kokosi, fara chia, produkte pa gluten etj sikurse dhe te interesuarit e tjere se produktet jane tashme ne dyqan. Ju urojme nje fundjave te kendshme dhe Ju mirepresim!

Cfare eshte stomaku?

by 28/02/2015

stomaku

Një skllav që i duhet të pranojë çdo gjë që i jepet, por që hakmerret për gabimet, ne menyre po aq te zgjuar dhe te heshtur sic ben nje skllav.

Cdo Gje ne Vendin e Vet

by 26/02/2015

Problemi me shprehjen “Nje vend per gjithcka dhe gjithcka ne vendin e vet” eshte qe ka gjithmone me shume gjera se vende.

Sa lehtesuese kur arrijme te clirohemi nga fiksimet tona 😉

Perdorimet Ndryshe te Vajit te Suzamit

by 25/02/2015

1) Ilac ayurvedik

Vaji i suzamit perfaqeson nje nga ilacet kryesore me shume perfitime sygjeruar nga ajurveda, mjekesia tradicionale indiane. Ayurveda rekomandon masazhin e gjithe trupit me vajin e suzamit duke e lene te veproje per rreth 15 minuta para dushit. Efekti mbi lekuren eshte pastrues ne thellesi dhe kontribuon per te parandaluar infeksionet.

2) Vaj masazhi me xhinxher

Me vajin e suzamit dhe xhinxher eshte e mundur te pergatisesh nje vaj masazhi per trupin, i pershtatshem per tu perdorur ne raste dhimbjesh muskulare. Eshte e nevojshme te perdoresh gjysem tasi vaj suzami dhe gjysem tasi leng xhinxheri te fresket. Lengu i xhinxherit dhe vaji i suzamit duhet te bashkohen ne masa te barabarta per te arritur vajin e masazhit.

3) Eksfoliant me vajin e suzamit

Nje skrab eksfoliant delikat per fytyren dhe trupin mund te perdoret duke pergatitur dy perberes te thjeshte: vaj suzami dhe niseshte orizi. Pergatitja behet duke perzier nje luge vaj suzami dhe gjysem luge niseshte orizi. Perzierja masazhohet ne menyre delikate ne lekure dhe ne vazhdim shpelahet fillimisht me uje te ngrohte dhe pastaj me uje te ftohte.

4) Trajtim per kembet

Vaji i suzamit rezulton shume i nevojshem per te zbutur zonat e ashpra te kembeve dhe per te marre njekohesisht efekt te kendshem aromatik .Eshte e mjaftueshme te kesh ne dispozicion nje luge vaj suzami dhe 5 pika vaj esencial mente.Tresni vajin esencial tek vaji i suzamit, vishni corape pambuku dhe lereni perzierjen te veproje per gjithe naten. Ne mengjes butesia e lekures do te jete e garantuar.

5) Kure flokesh

Vaji i suzamit eshte vecanersisht efikas ne kuren e flokeve te thata. Mund te aplikohet si disa pika mbi gjatesine e flokeve te thate per te pasur nje efekt ushqyes dhe shkelqyes ne zevendesim te produkteve te zakonshme qe permbajne silikon. Mund te perdoret dhe si maske parashampo mbi floke te lagur, ne sasi te vogla dhe duke masazhuar me duar. Keshillohet te lihet te veproje 30 minuta para se te kalohet ne larje normale. Me vajin e suzamit, gjithmone para shampos eshte e mundur te masazhohet floku per te luftuar problemin e zbokthit ne menyre natyrale.

 

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.