Blogu

Vaji i Farave te Rrushit, ky Eliksir Bukurie

by 13/03/2015

Vaji i farave te rrushit perfitohet nga farat e rrushit qe e permbajne ate ne sasine 10-20%. Eshte e rendesishme qe procesi I tharjes te farave te kryhet ne menyre te kujdeshme dhe te shpejte, ne menyre qe sasia e polifenoleve qe marrim te jete sa me e larte. Eshte pikerisht permbajtja e kesaj sasie polifenolesh qe e ben vajin e farave te rrushit nje aleat shume te vlefshem ne luften kunder radikaleve te lira, pergjegjesit kryesore te plakjes se lekures. Per me shume acidet organike te ketij vaji, garantojne cilesi zbardhuese te vlefshme per te parandaluar dhe luftuar njollat qe mund te shfaqen ne lekuren tone.

Kur vaji i farave te rrushit eshte cilesor dhe i presuar ne te ftohte, ai mund te integrohet lehtesisht ne dietn tone ushqimore duke sjelle si avantazh uljen e kolesterolit te keq, mbajtjen ne kontroll te tensionit e larte, koagulimin e gjakut, problemet me jashteqitjen, inflamacionin etj

Ka nje rezistence shume te mire nga temperaturat e larta dhe eshte keshtu i keshillueshem per gatimet qe kerkojne kohe gatimi te gjate.

Vaji i farave te rrushit ka ngjyre te celur, eshte delikat, me shije lehtesisht te hidhur ne te embel dhe me arome qe kujton ate te veres, por kini kujdes sepse hidherohet shpejt. Rekomandohet keshtu ne menyre te vecante konsumi i tij krudo por dhe ai me moderim sepse mbetet gjithsesi vaj kalorik. Eshte ideal dhe per te rregulluar shijen e sallatave dhe salcave dhe majonezes se pergatitur vete.Keshillohet ruajtja nga burimet e drites dhe te te nxehtit. Mbasi te hapet mund te ruhet ne frigorifer per maksimumi 6 muaj.

E kemi vene re tashme qe vaji i farave te rrushit i pasur me antoksidante, eshte shume i perdorshem ne prodhimin e shume produkteve bukurie te ofruara nga tregu.

Eshte nje vaj qe lekura jone e thith shume kollaj keshtu qe mund ta perdorim si zevendesues te kremit normal hidratant sepse nuk e le lekuren te yndyrshme por e ushqen dhe e hidraton ate deri ne fund.
Keshtu ne nivel kozmetik, vaji i farave te rrushit eshte shume i vlefshem per te luftuar celulitin, forcimin e shendetit te lekures ,butesine e saj, luftimin e rrudhave dhe formimin e tyre, qetesimin e akneve te fytyres, ushqimin ne thellesi te lekures si dhe eshte perfekt si vaj masazhi i kombinuar me vajra te tjere esenciale.

Ne vazhdim, do te propozojme nje formule me te detajuar, per perdorimet kozmetike praktike te vajit te farave te rrushit.

Si Mund ta Konsumojme Polenin?

by 10/03/2015

Kokrrat e polenit te fresket, shkrihen ne goje sic jane ose mund te gelltiten me ndihmen e nje pijeje cfaredo.
Mund te perzihen kokrrat me mjalte, marmelate, leng frutash etj
mund te shkrihen kokrrat ne nje gote uje (duke evituar kafen ose cajin), qe duket se veprojne kunder me aktivitetin optimal te polenit), dhe duke e pire pijen embelsuar me pak mjalte.
Per asnje arsye nuk duhet te gatuhet poleni sepse do te shkaterronte pjesen me te madhe te perberesve te tij.Poleni mund te konsumohet sipas shijes te secilit dhe tolerances individuale, nje ose disa here ne dite, gjate ose jashte vakteve dhe pse konsumi ideal do ishte esell ne mengjes gjithe doza e parashikuar.

Perdorimi
Doze kure mjekimi 30 gr.
Doze mirembajteje per persona qe gezojne shendet te plote 15 ose 20 gr.
Doza per femijet dhe pas keshilles se mjekut:
nga 6 ne 12 vjec 10 deri ne 15 gr.
nga 3 ne 5 vjec 5 deri ne 10 gr.

Korrespondenca me luget ne marrjen e polenit:
Nje luge e vogel kafe plot me polen te fresket peshon 5 gr.
Nje luge e vogel embelsire plot me polen te fresket peshon 10 gr.
Nje luge supe me polen te fresket peshon 15 gr.

Kura e keshilluar
Kura e keshilluar eshte minimumi nje muaj,po kjo duket te jete vertet pak per te pasur gjithe perfitimet qe ofron poleni.

Kohezgjatja
Nje kure prej nje muaji e gjysem gjate cdo nderrimi stine ose kater kura ne vit.
Nje kure tremujore per tu filluar gjate dimrit dhe mbarim ne fillim te pranveres dhe nje tjeter per tu filluar ne fund te veres dhe te mbaroje ne fund te vjeshtes.
Per nje te rritur te shendetshem keshillohet:
Nje luge polen te fresket cdo mengjes esell para mengjesit gjate dy kurave vjetore me kohezgjatje tremujore.

Si gjithmone, eshte pak te themi se poleni per gjithe vlerat e permendura tani, rekomandohet te jete me origjine biologjike te kontrolluar.

Poleni dhe Vlerat e Tij

by 10/03/2015

Poleni, ashtu si qumeshti i mbretereshes dhe propolisi, eshte produkt qe ka lidhje me zgjoin e bletes, por ndryshe nga to, nuk eshte i perpunuar direkt nga bletet. Ato e mbledhin ate nder lule, per ta perdorur me pas si ushqim ne pergatitjen e qumeshtit te mbretereshes.

Poleni pra eshte nje nga perberesit e dietes se bleteve. Bletet punetore duke levizur nga lulja ne lule e mbledhin polenin ne kosha te vegjel te posacem te vendosura ne kembet e tyre.

Disa polene jane te lehta te thata dhe te destinuara per ti shpendare ne ere. Jane pikerisht keta disa nga pergjgjesit e alergjive me te zakonshme ose te ftohurit. Polenet e tjere i lidhen insekteve qe vizitojne bimet dhe trasnportohen nepermjet tyre.

Poleni konsiderohet ushqim komplet i pasur me proteina, aminoacide, karbohidrate, sheqerna e vitamina. Ne berthamen e qelizes, poleni permban sekretin e jetes:molekulat ADN e RNA qe stabilizojne funksionet jetesore te gjithe qelizave. Fale ketyre substancave poleni forcon dhe ushqen gjithe organizmin, lufton gjendjen e lodhjes psikofizike, duke na u paraqitur si nje agjent natyral me fuqi te larte forcuese dhe antioksidante.

Poleni perdoret nga atletet per te rritur rezistencen ndaj lodhjes dhe sforcimit muskular, sportistet per sasine e karbohidrateve dhe lipideve e mbi te gjitha proteinat dhe aminoacidet  esenciale qe jane superiore ndaj atyre te mishit, te vezeve, dhe te djathit.

Keto substanca te bashkuara hekurin, qe ndodhet ne nje forme shume te mire te asimilueshme nga organizmi jone, i japin polenit vlera te larta ushqyese dhe antianemike. Perdorimi i tij keshillohet keshtu ne problemet me rritjen e femijeve, fale kalciumit dhe vitaminave qe luftojne dekalcifikimin e kockave, rakitizmin, vonesa ne rritje, anemi, anoreksi dhe dobesi jashte norme.
Ndryshe nga antibiotiket farmaceutike, poleni nuk sulmon direkt agjentet patogjene, por stimulon dhe forcon sistemin imunitar kundrejt ketyre mikroorganizmave, duke rregulluar episodet e jashteqitjes dhe diearese, duke favorizuar tretjen dhe duke eliminuar gazrat intestinale,azmen,semundjeve kronike te mushkerive, sinozitet, alergjite etj

Furnizim ne Edesia

by 07/03/2015

Miremengjes Miq!

Serish produkte te reja te Edesia.
Gjalpe Kikiriku, Hummus, Amaranto, Goji Berries, Vaj fara rrushi etj etj etj

Ju mirepresim dhe Festa te Mbara 🙂 !

 

 

 

 

 

Woody Allen

by 05/03/2015

Avantazhi i te qenit intelligjent eshte qe mundet gjithmone te besh budallane, ndersa e kunderta eshte plotesisht e pamundur.

Woody Allen

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.