Blogu

Hurmat e Thata Natyrale- Njemije vlera e perfitime

by 19/03/2015

Hurmat e thata, ky ushqim tipik i Afrikes mesdhetare dhe Asize Perendimore, eshte kaq eshte kaq i vlefshem per organizmin.
Perben nje burim te pasur hekuri, vitaminash dhe kriperash minerale.

Fruti permban sheqer natyral, i pershtatshem per te embelsuar ushqime dhe pije te ndyshme. Nuk permban kolesterol, por nga ana tjeter shume vitamine C dhe vitamina te grupit B. Burim i menjehershem energjie ndihmon gjithashtu ne funksionimin e mire te sistemit tretes, per shkak te fibrave ne brendesi te tyre.

Jane shume te mira per nje mengjes energjitik, lengjet e miksuara te frutave, ose te servirura si copa te vogla ne mueslin e mengjesit te pergatitur vete ne shtepi.

Preferohen shume dhe si konsum ne vaktin e mbasdites, si nje heqes urie shume i shendetshem.
Permbajtja e larte me hekur gjithashtu e ben nje aleat shume te mire ne luftimin e anemise.

Keshilla jone: Evitoni hurmat e thata te sheqerosura apo te konservuara me shtesa artificiale apo shurup glukozi. Frutat me te mira jane ato me prejardhje biologjike, te thara ne diell dhe te patrajtuara me substanca industriale ne konservimin e tyre.

Vajrat e pare Esenciale tek Edesia 🙂

by 18/03/2015

Vaji Esencial Kedër (Cedar Oil)

Vaji esencial kedër, ka një aromë toke që është qetësuese dhe ekuilibruese. Cedrus vjen nga fjala arabike “kedron” që do të thotë “fuqi”.

Vaji stimulon sistemin limbik të trurit, na ngre humorin dhe na ndihmon të relaksohemi. Vaji esencial kedër na ndihmon të përqëndrohemi në momente kur kërkohet fokus më i madh në një punë apo studim delikat.
Preferohet të përdoret për relaksim para gjumit, duke na dhuruar njëkohësisht një ndjesi shpirtërore të këndshme, lehtësim nga frikërat tona, qartësi mendore.
Ndihmon gjithashtu në qetësimin e zemërimit dhe ankthit, lehtësimit e stresit.

Përdorimi

Mund të përdoret dhe i paholluar si:

  • Aplikim 2-4 pika në zona të caktuara te trupit
  • Thithje aromë me hundë.
  • Shpërndarje si vaj aromatik në ambientet e shtëpisë
  • Mbrojtjen, restaurimin dhe aromatizimin e nje sirtari apo të një dollapi të vogël druri.
  • Për të larguar insektet nga trupi ose nga ambientet e shtëpisë.

Kuriozitet! Eshte vaji që pëermendet mbi 40 herë në Bibëel 🙂

Gjerat e Kendshme

by 17/03/2015

Gjerat me te kendshme ne jete ose jane te ndaluara, ose bejne keq ose shendoshin.
G. B. Shaw

Te Edesia gjerat jane me te lehta se kaq 😉

Pispili me Miell Qiqrash dhe Kunguj

by 15/03/2015

Nje nga recetat e preferuara:

Pispili e lehte dhe e shpejte me miell qiqrash dhe kunguj

Perberesit
– 200 gr miell qiqrash
– 300 ml uje
– 1 qepe
– 2 kunguj (ideale kungujt e vegjel)
– vaj ulliri ekstra i virgjer
– kripe
– piper

Nje pispili tip omelete e lehte dhe me shije? Mundet me nje perberes sekret: miellin e qiqrave!

Pergatitja
Perziejme ne nje ene miellin e qiqrave me uje: shtojme pak kripe, dhe nese ju pelqen pak piper. Rrahim fort me pirun, ose me mire me perzieresin elektrik deri sa te mos formohen me kokrriza. Duhet te marrim nje brume te bute, as shume te ujshem as shume solid, si ai krepes (per ke i ka qelluar ti pergatise).
Qerojme qepet dhe i presim shume holle. Pastaj marrim kungujt, i lajme mire ne uje te bollshem dhe i bejme dhe ato ne copa te vogla. Bashkojme qepet dhe kungujt me perzierjen e miellit te qiqrave dhe ujin, shtojme vajin e ullirit extra te virgjer dhe kripen. Hedhim permbajtjen ne nje tave qelqi te vogel ose tave normale me leter furre, dhe e futim ne furre per 15-20 min, derisa pergatitja te jete pjekur.
Sherbehet ne temperature ambienti, me sallate sipas deshires tuaj
Per nje shije me shume hidhet nje dore borzilok, jeshillleqe te stines te grira holle dhe piper i kuq.
Miellin e qiqrave i cili pervec shijes dhe vlerave, eshte dhe pa gluten, mund ta gjeni prane dyqanit tone.

Ju befte mire!

Pranvera

by 14/03/2015

Ai që njeh bukurinë e një kopshti në pranverë, bukurinë e luleve, tërësinë e mrekullueshme të kafshëve, është e pamundur të dyshojë mbi kuptimin e jetës.

Gëzuar ditën e Pranverës nga Edesia! 🙂

Perdorimet Praktike te Vajit te Farave Te Rrushit

by 13/03/2015

Pasi njohem dje me nga afer vetite e shkelqyera dhe te testuara te vajit te rrushit, po percjellim me poshte disa perdorime praktike te ketij vaji ne fushen e kozmetikes.

Pergatitja qe sygjerojme eshte nje vaj trupi qe arrihet duke perzier 90% vajin e farave te rrushit dhe 10% vajin e ullirit ose te bajameve te embla. Eshte kjo nga menyrat me ekonomike dhe interesante per te pasur nje trajtim bukurie me vlere te larte.
Mund ta pasuroni kete vaj duke duke shtuar ndonje pike vaji esencial ose pike parfumi, megjithate thjeshtesia dhe ne kete rast eshte formula me e mire.

Perdorimi tjeter shume interesant, eshte kujdesi per floket me baze vajin e farave te rrushit. Floket pa drite,pa gjalleri apo qe kane krijuar carje ne majat e tyre, do tju falenderojne per kete menyre trajtimi.
Njomim fillimisht floket, ne kete menyre ulet sasia e vajit qe floket arrijne te thithin dhe lyhen me pas me ndihmen e duarve me vajin e farave te rrushit. Mbas 10 minutash kalohet ne shpelarje me nje shampo delikate organike.
Floket jane shume intelligjente dhe do te mbajne fiks sasine e vajit qe duhet, as me shume as me pak. Mbas ketij procesi floket do te krihen me lehtesi, do te jene me te lehte, me te shkelqyeshem dhe nuk do te japin ndjesine e yndyres.

Keni zakonin qe te perdorni shume tualet? Perdorni vajin e farave te rrushit si pastrues.Jo vetem heq tualetin lehtesisht, per me shume dhe ate kunder ujit, por fale sasise te madhe te antioksidanteve,ka dhe nje veprim te shkelqyer anti moshe,duke ushqyer dhe ruajtur ne menyre delikate lekuren tuaj.

Vajin e rrushit, vajin ekstra te virgjer te ullirit, vajin e bajames te presuar ne te ftohte, se bashku me vajin esencial te eukaliptit, mund ti gjeni prane dyqanit tone.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.