Blogu

Miksi i Erezave te Provences

by 25/03/2015

Erezat e Provences permbledhin ne buqeten e tyre aromantike gjithe aromat e Mesdheut. Ne nje miksim erezash me proporcione shume mire te balancuara brenda tyre, perfaqesimi i seciles erez mund te varioje ne varesi te prodhuesit, por cfare eshte me e rendesishme eshte autenticiteti i tyre.

Erezat e Provences perdoren ne pjata me baze perimet, bishtajoret, vezet dhe ushqimet e pjekura ne grill. Zakonisht shtohen para ose gjate procedimit me ushqimin dhe jo ne perfundim te procesit. Nje perdorim i vecante eshte vendosja e tyre ne vajin qe do te perdoret per gatim, per ti dhene nje shije te vecante, perpara se ti hidhet ushqimit.

Miksi i Erezave te Provences me origjine biologjike, qe propozojme tek Edesia permban: Rigon, Trumez, Rozmarine, Borzilok dhe Lavande 🙂

Vaji Rapsöl Nativ

by 23/03/2015

Linjes se vajrave te presuar ne te ftohte, te permendur ne insertin dedikuar ushqimit te se dieles, i shtohet me furnizimin e ri ne Edesia, dhe vaji Rapsöl nativ, i firmes gjermane Naturata me certifikimin superior Demeter, formati 500ml.

Nje tjeter vaj i shkelqyer per tu perdorur ne sallata te fresketa, perime ne avull dhe pjata te tjera karakterstike.
Permban acide yndyrore te pangopura sikurse vaji i ullirit, duke paraqitur njekohesisht nje raport ideal te acideve yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6.

Pervec logos Bio te BE, marka Demeter e njohur qe nga viti 1927 qe ky vaj permban, siguron qe prodhimi, transformimi, dhe shitja e prodhimit me origjine biodinamike te monitorohet ngushtesisht ne cdo hallke te zinxhirit, deri ne leshimin e certifikimit dhe etiketimit, duke e mbrojtur keshtu marken nga modifikime apo cenime te mundshme.

Filtrimi delikat ne te ftohte, pa sjellje nxehtesie nga jashte, e ndihmon njekohesisht produktin te ruaje shijen e tij natyrale karakteristike, sikurse dhe gjithe perberesit e tjere te cmuar.

Qofte me Thjerreza dhe Spinaq

by 21/03/2015

Kane tepruar thjerreza nga dreka e fundit? Mund te pergatiten me to qofte te mrekullueshme, per tu marre me vete ne piknik apo ne shetitjen e rradhes ne bregdet.

Perberesit:

400 gr thjerreza te gatuara
250 gr spinaq
50 gr arra
1 pjese e vogel xhinxher (2cm) ose pluhur xhinxher
1 molle
1 pras
40 gr buke e grire
2 luge miell orizi (opsional)
kripe dhe vaj

PERGATITJA

Ngrohim 2-3 luge vaj ne nje tigan dhe skuqim pak prasin e prere ne rrumbullake te vogla bashke me xhinxherin e grire, per 2-3 minuta. Shtojme spinaqin dhe mollen e grire.
I hedhim pak kripe dhe i leme te gatuhen per 10 minuta.

Nderkohe frulojme gjysmat e thjerrezave dhe i perziejme me ato te plotat te lena vec. Iu hedhim thjerrezave arrat e grira, buken e grire, perzierjen me spinaq dhe pak kripe. Ne kete pike per te trashur pak perberjen, mund te shtoni perseri buke te grire ose miell orizi per te rregulluar keshtu dendesine e perzierjes.

Ngrohim furren ne 180°. Ne nje tave te vogel te shtruar me leter furre te lagur dhe te shtrydhur, hedhim perzierjen dhe e nivelojme mire.
E leme te piqet per rreth 30 min ose derisa te marre ngjyre te verdhe ne siperfaqe.

E leme pak minuta te ftohet para se ta presim.

Ju befte mire!

Produktet e Reja Kozmetike

by 20/03/2015

Shampo organike flokesh per probleme specifike, xhel dushi me aloe dhe trendafil, pasta dhembesh pa fluor, me perberes natyrale per femije e te rritur, roll-on organike pa aluminium, sapune, argjile e bardhe dhe jeshile, aloe vera leng dhe xhel. Keto e te tjera produkte jane pjese e furnizimit te ri ne dyqanin Edesia.

Ju mirepresim :)!

Mousse me Cokollate dhe Hurma te Thata

by 19/03/2015

Mousse me cokollate

Nje embelsire e shpejte dhe super e ushqyeshme per femije e te rritur 😉

Perberesit:

1 avokado i maturuar
2 banane
2 luge gjelle kakao krudo
4-5 hurma te thata natyrale
pak vanilje
pak qumesht (preferohet vegjetal)

Pergatitja

Perzihen te gjithe perberesit ne nje aparat mikseri. Hidhet produkti i arritur ne tasa te vegjel sipas deshires. Per zbukurim siper tasit mund te perdoret pluhur arre kokosi, pak bajame ose lajthi te shtypyra, nje lekure portokalli e grire etj. Pasi lihet per 1-2 ore ne frigorifer, mouss-i juaj me cokollate eshte gati.

Kakaon natyrale krudo, hurmat e thata organike dhe qumeshtin vegjetal mund ta gjeni prane dyqanit Edesia.

Ju befte mire 🙂!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.