
Ne dhe e Bukura
“Edhe nese shetisim boten ne kerkim te asaj cfare eshte e bukur ose e kemi brenda nesh ose nuk do ta gjejme dot asnjehere”.
Edesia ju uron nje fillim fundjave sa me te bukur 🙂
“Edhe nese shetisim boten ne kerkim te asaj cfare eshte e bukur ose e kemi brenda nesh ose nuk do ta gjejme dot asnjehere”.
Edesia ju uron nje fillim fundjave sa me te bukur 🙂
E njohim sa duhet Amarantin ose te ashtuquajturin “Drithi i Zotave” ?
Amaranti eshte nje bime me origjine nga Amerika Qendrore dhe Jugore, nga kultivimi i se ciles eshte e mundur te nxjerresh kokrra te ngrenshme, te mbyllyra ne brendesi te luleve me tonalitet te kuq, nga ku marrin emrin. Kokrrat qe duken si fara e bejne amaranton te ngjashem me nje drith, nga ku merr dhe perkufizimin “pseudo drith”.
Amaranti eshte perdorur si ushqim baze bashke me quinoan dhe misrin nga Inkasit dhe Azteket. Per shume kohe kaloi ne harrese derisa u rizbulua ne vitet 60 ne Shtetet e Bashkuara. Nga ai moment kultivohet sot ne gjithe boten.
Kokrrat jane karakteristike dhe me forme te rrumbullaket. Amaranti mund te mbillet direkt ne te hapur, apo dhe ne kopshtet tona private. Farat mbillen ne pranvere dhe arrijne maturimin para se te vije stina e ftohte.Per te kuptuar maturimin mjafton ti tundesh pak lulet dhe te verifikosh nese kokrrat do fillojne te bien vete.
Ne kuzhine ,amaranti zihet ne uje nga 10-40 minuta (sipas preferences) derisa kokrrat te zbuten, duke pasur parasysh qe konsistenca e tyre duhet te mbetet gjithsesi pak krokante. Amaranti nuk ka nevoje te paravihet ne uje, por sygjerohet gjithsesi nje shpelarje me uje te ftohte. Mbasi zihet, eshte mire te lihet ne tenxhere 10 minuta para se ta kullohet, ne menyre qe kokrrat te fryhen.
Ne pergatitjen e superave uji i zierjes zevendesohet me leng perimesh. Shoqerohet me perime te stines ose thjesht i kulluar ne pergatitjen e pjatave qe kujtojne cous cous-in e qe mund te pasurohen me me perime, bishtajore, ereza aromantike si majdanozi apo rozmarina.
Amaranti pasi te jete gatuar dhe kulluar mund te frulohet bashke me perimet e ziera per te bere nje krem supe te vecante. Kokrrat e ziera mund te perdoren ashtu si quinoa, si pjese dritherash mengjesi ose si perberes per qofte ose hamburger vegjetale.
Amaranti nuk shoqerohet me ushqime te pasura me proteina si veze dhe produkte qumeshti, sepse permban nje sasi proteinash mjaft te larta. Zakonisht perdoret 1 sasi amarant dhe 2 sasi uje per t’u gatuar. Kripa shtohet ne fund. Eshte shume i shijshem i servirur me domate, kaperi, ullinj dhe nje luge vaj ulliri ekstra te virgjer. Rri mire gjithsesi me te gjitha perimet e stines.
Shume i pasur me fibra dhe shume i tretshem, amaranti eshte aleat shume i mire i stomakut, sistemit tretes, sistemit imunitar.
Duke qene plotesisht pa gluten eshte shume i pershtatshem per personat qe jane te ndjeshem ndaj kesaj substance.
I pasur me proteina te cilesise se larte kthehet ne nje aleat te mire per ke vendos te ndjeke nje regjim ushqimor qe nuk ka ne baze te tij proteina me origjine shtazore.
Ka nje nivel shume te larte te lisines sikurse dhe hekurit, kalciumit, fosforit dhe magnezit. Permban gjithashtu vitamina te grupit B dhe C.
Fale tretshmerise qe paraqet dhe vlerave ushqyese shume te mira amaranti perdoret kohet e fundit ne regjimet ushqimore te qenderzuara, baze e trajtimeve kuruese te shume patologjive nder te cilat dhe “semundjes se shekullit”.
Eshte gjithashtu shume i rekomandueshem per regjimin ushqimor te femijeve te vegjel dhe moshat e treta.
Trupi ynë është një tempull dhe si i tillë duhet respektuar dhe treguar kujdes, gjithmonë.
Hipokrati
Mjek i zoti është ai që di të zbavisë me sukses pacientët, ndërkohë që Natyra është duke i kuruar.
Voltaire
“Gjeja e pare qe humbni ne nje diete, eshte mase nga truri ”
Margaret Cho
Nje shije e vecante ne vetem 20 minuta
Perberesit
Per cous cous:
240gr cous cous,
1 luge e vogel kripe,
1 luge e vogej vaj ulliri ekstar i virgjer
Per kremin e qiqrave:
150g qiqra te thata,
1 thelpi hudher,
2 luge krem suzami tahin,
1 luge e vogel kripe deti,
spec i kuq djeges.
Pergatitja
E pjekim cous cousin ne nje tenxhere per rreth 2 minuta, shuajme zjarrin, dhe shtojme te njejten sasi uji te zier e te kripur, e mbulojme dhe e leme te thahet. Kur cous cousi te kete thithur gjithe ujin, i hedhim pak vaj ulliri dhe e perziejme.
Nderkohe marrim qiqrat qe i kemi zier perpara, i hedhim ne mikser dhe i shtojme nje luge tahin, lengun e gjysem limoni, majdanoz, hudher te shtypur, kripe, piper, pak spec te kuq dhe i frulojme derisa te marrim nje krem te njetrajtshem. E sherbejme cous cousin me kremin e qiqrave duke marre nje pjate shume te shijshme dhe te ushqyeshme.
Cous cous-in, tahinin, qiqrat e thata, vajin e ullirit ekstra te virgjer, kripen e detit te parafinuar dhe specin e kuq djeges, te gjitha keta produkte organike, mund ti gjeni prane dyqanit tone.
Ju befte mire :)!!
… për t’ju informuar mbi çdo risi
Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.