Blogu

Echinacea, Bima e Shëndetit

by 04/04/2015

Echinacea, kjo bime e jashtezakonshme per sistemin tone imunitar

E quajtur ndyshe si “Bima e Shendetit” dhe e perdorur prej mijera vitesh, Echinacea eshte e njohur nga shume prej nesh per prandalimin e semundjeve te nderrimit te stineve. Por vlerat e saj patjeter qe shkojne me tutje. Aftesia e saj per te forcuar sistemin imunitar eshte shume e larte, duke e bere organizmin shume rezistent ne rast prekjesh bakteriale apo virale.

Keshilla jone: Nese doni te ulni zgjatjen dhe intensitetin e shenjave te gripit apo ftohjes, filloni ta konsumoni sapo ndjeni shenjat e para te semundjes.

Cajin e Echinaceas mund ta gjeni prane dyqanit Edesia.

Balta Afrikane ne Shampon tone Rasul

by 04/04/2015

Balta Rhassoul ose Rasul eshte nje balte natyrale minerale e perdorur nga grate Morokene per me shume se 12 shekuj ne perkujdesjen per lekuren dhe floket e tyre. Merr emrin nga fjala “rassala” qe do te thote “laj”.

Ky produkt natyral mineral eshte i shkelqyeshem per te hequr yndyren, duke ribalancuar, dhene volum dhe forcuar floket tuaj. Ka gjithashtu efekt shkumues shume te mire. Rhassoul permban silikon, hekur, magnesium, potasium, sodium dhe shume elemente te tjere.

Sot, rhassoul perdoret gjithashtu ne Banjot e mirenjohura Turke. Ka per qellim te zbuse lekuren, te reduktoje yndyren e tepert, te rigjeneroje lekuren duke hequr qelizat e vdekura dhe te beje ribalancimin e saj duke zvogeluar poret.

Formula e Shampos Rasul e firmes Urtekram, është bazuar pikerisht në traditë 1000-vjeçar marokene per larjen e flokeve.
Duke kombinuar rhassoul me aloe vera, sapun sheqer misri, glicerine dhe shume mente, kemi marre ne duart tona nje produkt shume te vecante qe do ta lere flokun tuaj gjithe shkelqim, te paster dhe me nje arome qe do tju mbaje gjate ne valet e freskise natyrale.

Shampon me Rhassoul, te firmes daneze Urtekram, mund ta gjeni se fundmi me cmim shume te mire prane dyqanit Edesia 🙂

100% e totalit të përbërësve te shampos ka Origjinë Biologjike
11% e totalit të përbërësve ka gjithashtu origjine nga Bujqësia Organike
Produkt i certifikuar nga ECOCERT

Farat e Bukura dhe të Verdha të Mustardës

by 04/04/2015

Farat e Mustardës

Farat e mustardës janë shumë të vlerësuara dhe të përdorura në mjekësine orientale, sikurse dhe në rolin e një erëze të veçantë në përdorimet kulinare.

Ato paraqiten në ngjyra të ndryshme si të bardhë në të verdhë, të zezë, jeshile dhe specialitetin e egër.

Farat e mustardës janë jo shumë kalorike dhe përbëjnë njëkohësisht burim vitaminash të grupit B, C dhe E si dhe mineraleve si kalcium dhe fosfor.

Këto lloj farash kanë aftësi të favorizojnë qarkullimin e gjakut duke demonstruar njëkohësisht efekte laksative. Vaji i farave të mustardës përdoret për të lehtësuar dhimbjet muskulare, reumatizmën, artitin.

Më poshtë po përcjellin recetën për të përgatitur ju vetë, salcën e mustardës në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit

  • 50gr mustardë të verdhë (ose 25gr të verdhë dhe 25gr të zezë)
  • 40ml uthull molle
  • 40 ml ujë
  • 2 lugë vaj ulliri ektra të virgjër
  • Një lugë sheqer i errët
  • Pak kripë

Përgatitja

I lëmë farat në të zbuten në uthullën e mollës pergjatë gjithë natës. Më pas i transferojmë farat në një mikser me gjithë përbërësit e tjerë përvec vajit, dhe i përziejm derisa të marrim një krem jo shumë të lëngshëm. Në këtë pikë, shtojmë pak nga pak vajin e ullirit dhe salca është gati.

Kjo lloj salcë mund të ruhet në frigorifer, në kavanoze qelqi për shumë kohë.

Salca mund të përdoret për të zëvëndësuar kripën, duke i dhënë njëkohësisht shumë shije pjatave tuaja si lloje të ndyshme sallatash, djathë, vezë etj

Farat e verdha të mustardës dhe uthullën e mollës organike, mund t’i gjeni pranë dyqanit tonë. Ju mirëpresim 🙂!

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.