Blogu

Shkopinj Integrale me Suzam dhe Fara Lulekuqe

by 03/05/2015

Perberesit:
250 gr miell farro
2 luge vaj ulliri extra te virgjer
1/2 luge te vogel sode buke
uje te ngrohte sa duhet
1 luge (sp) fara suzami
1 luge (sp) fara lulekuqe
pak rigon
gjysem luge te vogel kripe te parafinuar

Pergatitja:
I perziejme gjithe perberesit dhe e punojme brumin per rreth 10 minuta.
Sapo te kemi arritur nje mase homogjene, e hapim brumin mbi nje siperfaqe ku kemi hedhur pak miell, ne nje trashesi 1 cm.
Presim shume shkopa te gjera sa nje gisht dhe te gjata sipas deshires.
Perdredhim cdo shirit i lyejme pak me me nje mix uji dhe vaji ulliri dhe i veme ne tave.
I futim ne furren me 200° per 30 minuta ose sapo te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, i heqim.

Ju befte mire 🙂!

Farat e Lulekuqes

by 03/05/2015

Farat e lulekuqes, jo vetem te mira por dhe te shendetshme.

Farat e lulekuqes jane nje burim cilesor antioksidantesh dhe acidesh oleik dhe linoleik, qe ndihmojne ne rritjen e kolesterolit te mire, ne organizmin tone.

Pjesa e jashtme e farave te lulekuqes eshte nje burim shume i mire fibrash vegjetale te nevojshme per organizmin. 100 gr fara lulekuqesh, permbajne rreth 19.5 grame fibra, qe i korrespondojne 51% te dozes se rekomanduar ditore. Behet fjale sidomos per fibra qe jane ne gjendje te thithin ujin pergjate sistemit te tretjes, duke e bere ate te funksionoje ne menyre me te rregullt.

Farat e lulekuqes permbajne gjithashtu vitamina te grupit B, nivele te mira te kriperave minerale sidomos hekur, kalcium, magnez.
Pervec perberjes se larte te kalciumit dhe vitamines E, ato permenden sepse kane nje efekt qetesues te bute mbi sistemin nervor, si ndihme natyrale kunder ankthit dhe stresit.

Farat e lulekuqes perdoren mbi te gjitha, si element shtues dhe dekorativ ne pergatitjen e bukes, krekersave, tortave dhe biskotave. Jane nga perberesit tipike qe perdoren shpesh tek strudeli, sikurse dhe ne receta te tjera te embla dhe te kripura.

Mos harroni te shtoni farat e lulekuqes ne mueslit e mengjesit ose zemer, ne lengjet e frutave etj, duke i pasuruar keshtu dukshem ato.
Jane shume te mira per tu shtuar dhe ne cous cous, boulgur ose sallata orizi. Farat jane shume te perdorura ne kuzhine per te plotesuar dhe prodhimet e furres, duke u bere keshtu nje burim i ri yndyrnash dhe proteinash.

Super Ushqimet e Zeza

by 02/05/2015
Super ushqimet, te vecanta, te zeza ne menyre rigoroze dhe mbi te gjitha pa gluten.

Kur flasim per te zezen ne natyre, e lidhim ate me prezencen e larte te antocianeve: nje pigment i tretshem me vlera te panumerta. Antocianet jane antioksidante shume te mire qe ndihmojne ne luften kunder radikaleve te lira, reduktojne nivelin e kolesterolit dhe parandalojne formimin e semundjeve te keqija.

Kujdes: antocianet jane molekula kimike te vecanta vetem te mbreterise vegjetale, keshtu qe makaronat me te zezen e sepies do te kenaqnin shijen tuaj por jo lekuren tuaj.
Per te njejtin motiv antocianet shoqerohen nga polifenolet, mbrojtes te sistemit kardiak.

-Shume njerez i njohin varietet pa mbarim te orizit te bardhe por me pak e njohin Orizin e Zi ose sic quhet ndryshe Orizi Venere. Eshte nje oriz qe fillimisht fshataret kineze e kultivonin vetem per perandorin dhe oborrin e tij. Ky oriz ka nje perberje ushqimore mjaft interesante: permban shume vitamina C, shume fibra, proteina e kripera minerale (hekur, magnez,selen)

-Thjerreza e Zeze Beluga, e njohur dhe si ‘’Haviari i Vegjetarianeve” eshte nje nga bishtajoret qe cmohet me shume per nivelin e larte te hekurit dhe potasiumit, te proteinave, te fibrave te tretshme dhe antocianeve. Jo vetem thjerrezat jane nga bishtajoret me te tretshem, por ato rregullojne funksionimin e stomakut dhe ndalojne mbajtjen e ujit ne trup.

-Te tjera bishtajore jane Fasulet e Zeza,te pasura me fibra, antocianeve dhe bioflavonoideve (nje anti tumoral po aq potent).

-Super ushqime shume te rendesishme te stines jane dhe Manaferrat dhe Boronicat e Zeza, te pasura me antociane, fibra ushqimore dhe polifenole. Keto te fundit luajne nje rol te rendesishem ne rregullimin e metabolizmit si dhe ne parandalimin e renies njohese, tipike e patologjive neuro –degjenerative te moshes se madhe.

-Dhe per ke ka etje ndihmon gjithmone Caji i Zi, qe garanton rekuperimin e dhimbjes muskulare mbas nje aktiviteti intensiv sportiv fale teaflavines, pervec vetive te tjera te forta detoksifikuese dhe antitumorale.

Te gjitha super ushqimet e permendura ne postim mund ti gjeni prane dyqanit tone.

Çaji i Bardhe ose “Ferrari” i Çajrave

by 16/04/2015

Çaji i Bardhë Pai Mu Tan është konsideruar çaji më i veçantë në botë. Jane te nevojshme 30.000 filiza të zgjedhura me kujdes dhe të pacelura, për te marre vetëm një kilogram nga ky caj.
Me veti te shkelqyra dobesuese, kunder shenjave te moshes dhe mbrojtes i fuqishem i sistemit qarkullues, ai konsiderohet nje befasi e vertete organike ardhur nga Provincen Fujian ne Kine, Toka prej ku lind Dielli.

Çaj i bardhë vjen nga e njëjta familje, si çaji i zi ose jeshil, por konsiderohet si me i rralli dhe me delikati nder to. Megjithatë, ndryshe nga cajrat e tjere ai mbetet tërësisht i patrajtuar dhe hapet vetëm nën diell për t’u tharë. Ky çaj ka shije shumë më të butë dhe delikate se çaji jeshil.

Pai Mu Tan ose Caji i Bardhe Kinez permban sasine me te vogel te kafeines natyrale, me perfitime te shumta per organizmin e njeriut.Ka nje shije te lehte dhe te kendshme, leshon ngjyre te celet, eshte i fresket dhe nuk paraqet nevojen e nje embelsuesi.

Fletet e cajit jane ne madhesi normale, por shume me te lehta dhe delikate se Caji i Zi, Oolong dhe Caji Jeshil.

Eshte e vertetuar tashme qe radikalet e lira kur gjenden me shumice ne organizmin tone, te thithura keto nga burime te ndryshme, mund te sjellin shume semundje. Polifenolet e ketij caji furnizojne me shume protone te cilat kombinohen me radikalet e lira, per te parandaluar semundjet.

Polifenolet e ketij caji njihen per efektet e meposhtme:

– Parandalimin e semundjeve te zemres, frenimin e arteriosklerozes,uljen e hipertensionit .

-Efekte anti kancerogjene

-Forcimin e sistemit imunitar te trupit

-Detoksifikimin dhe uljen e efekteve te rrezatimeve te demshme

-Permiresimin e forces dhe depertueshmerine e kapilareve te gjakut, duke rritur rezistencen e tyre.

-Ajrisjen dhe eliminimin e ererave te keqija ne organin e shijes, lufton formimin e gurezave dhe ka aftesi te shkelqyera antimikrobiale.

-Lufton artritin dhe osteoporozen

Studime shkencore ne Asi dhe Perendim sot, vazhdojne te japin ne menyre te vazhdueshme evidenca te forta per perfitimet e shendetit te lidhura ngushte me konsumin e te gjithave llojeve te cajit jeshil dhe patjeter te cajit te bardhe, si forma me e rralle e tij sot.

Cajin e Bardhe, Cajin e Zi, Cajin Jeshil me Jasemin, Cajin Jeshil Pikant me Vanilje te shoqeruar me Certifikatën Organike BIO Austria, mund ti gjeni prane Dyqanit Edesia.

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.