Blogu

Speci i Kuq Cayenne dhe Piperi i tij

by 07/05/2015

Piperi Cayenne eshte emer i dhene nga nje varietet i specit te kuq dhe jo i piperit (sic mund te mendohet). Merr emrin nga lokaliteti nga i cili vjen, qyteti i Cayenne ne Guyanen Franceze. Kultivohet gjithsesi dhe Europe, Azi dhe Afrike.

Pluhuri i Cayenne merret nepermjet grirjes se specave te kuq djeges mbasi ata jane thare. Mund te perdoret si erez pikante ne kuzhine, per ti dhene shije gatimeve te shumta, salcave dhe pjatave me baze orizi, makaronash, bishtajoresh apo sallaterash. Specat Cayenne perdoren gjithashtu per te aromatizuar vajin ekstra te virgjer te ullirit.

Piperi Cayenne konsiderohet nje tonik efikas dhe stimulues, karakteristika qe e bejne nje erez te pershtatshme per te favorizuar tretjen. Stimulues i metabolizmit, perdorimi i tij konsiderohet i nevojshem kur ndiqen dieta dobesuese per te humbur peshe. I atribuohet nje efekt termorregullator ne gjendje te stimuloje djersitjen, aftesi qe e bejne te pershtatshem ne rast gripi apo te ftohuri.

Ne rast kolle, bajamesh dhe dhimbje gryke, piperi Cayenne eshte efikas ne menyre te vecante i perzier me shurupin e panjes apo mjaltin. Per permbajtjen e tij me kapsaicine, konsiderohet si antidolorifik dhe antinfiamator i perdorshem ne rast dhimbjesh shpine apo dhimbje koke. Ka veti te mira antitumorale, ndihmon ne qarkullimin e gjakut, uljen e treglicerideve dhe presionit te larte te gjakut duke ndihmuar shendetin e zemres.
Nese keni dhimbje dhembesh e qetesoni duke apikuar ne pjesen qe dhemb nje cope pambuk te zhytyr ne uje qe permban uje te vaket dhe piper Cayenne.

Piperi Cayenne si diuretik, favorizon eliminimin e toksinave nepermjet nxjerrjes jashte te lengjeve, stimulon aktivitetin e stomakut dhe purifikon aparatin tretes. Pavaresisht shijes se tij pikante, ai ne shume raste favorizon sherimin e ulcerave ne nivel stomaku duke kryer rigjenerim dhe rindertim te indeve te kesaj zone. Piperi i Cayenne konsiderohet nder ushqimet me te perdorshme per te detoksifikuar organizmin.

Duke qene nje ilac shume potent dhe terapeutik, piperi i Cayenne nuk duhet te perdoret ne menyre te tepert, por ne sasi te vogla si te behej fjale per nje ilac te vertete natyral.

Piperin Cayenne mund ta gjeni shume cilesor, prane dyqanit tone!

Mjalti unik i Manukes, sa i rralle dhe i kerkuar

by 04/05/2015

Mjalti i Manukes e ka prejardhjen nga Zelanda e Re, i vetmi vend i botes ku prodhohet. Vetem ketu bletet kane ne dispozicion bimet e Manukes qe rriten ne menyre spontane pergjate territorit.
Mjalti i Manukes eshte ndoshta i vetmi ushqim ne te cilin eshte vertetuar pa asnje lloj dyshimi nga pikepamja shkencore, veprimi efikas antibaterik.

Substanca qe i jep vlere shume te larte mjaltit te Manukes dhe qe gjendet ne sasi te vogla ne lloje te tjera mjalti quhet Metiglioxal.
Jo i gjithe mjalti Manuka prezanton sasi te qenesishme te Metiglioxalin ose sic quhet ndryshe MGO per te pasur nje efekt sherues kaq te madh. Mjalti qe e permban MGO-n quhet mjalte Manuka me faktor, duke e paraqitur ne etiketen e tij faktorin qe permban, per ta dalluar nga mjalti qe nuk e permban ate.
Kontrolloni mire prejardhjen, vlerat e produktit dhe faktorin e tij ne etikete perpara se ta blini.

Manuka konsiderohet i shkelqyer per rruget e frymemarrjes, sidomos ne bllokimet e siperme.
Eshte nje antibiotik natyral i vertete me aftesi te shkelqyera dizinfektuese.Studimet e fundit i atribuojne dhe aftesine e pengeses se rritjes se qelizave tumorale i afte gjithashtu te reduktoje dhe efektet anesore te proceseve si rrezatim, kimioterapi etj.

I afte te pershpejtoje rinovimin e qelizave paraqitet i shkelqyer per mykun, aknet, plaget, gastritin e refluksin, djegjet, ulceren, kolitin etj

Lufton gjithashtu fort Escherichia Coli, Staphylococcus Aureus, Helicobacter Pylori, qe paraqiten si rezistente ndaj antibiotikeve normale.

Te gjitha keto cilesi unike, justifikojne dhe cmimin e tij impenjativ kundrejt llojeve te tjera te mjaltit.

Mjalti Manuka i shtohet shume shpejt linjes se gjere te mjaltit organik, qe propozojme prane dyqanit tone 🙂

Fokace me Miell Qiqrash, Qepe e Fara Lulekuqesh

by 03/05/2015

Mielli i qiqrave eshte nje perberes qe pershtatet shume mire ne kuzhine, dhe mund te perdoret ne pergatitjen e shume recetave te kripura.
Qepet me te cilat mund ta zbukuroni, krijojne nje kontrast shume te mire shijeje me brumin.

Perberesit:

200gr miell integral
150 gr miell qiqrash
15 gr maja birre
2 luge vaj ulliri ekstra te virgjer
1 maje kripe
1 luge e vogel fara lulekuqe
1 qepe
rozmarine e prere
uje i ngrohte

Pergatitja

Shkermoqni majane e birres dhe hidheni ne nje gjysem gote uje duke e perzier mire. Ne nje ene te gjere hidhni miellin integral dhe te qiqrave dhe miksojini mire me nje luge druri deri ne njetrajtesim. Hidhni ne ene dy luge me vaj ulliri extra te virgjer, pak kripe dhe nje luge te vogel fara lulekuqe. Perziejeni mire me lugen e drurit para se te filloni te beni brumin. Ne kete pike mund te shtoni majane e tretur ne uje dhe uje tjeter te ngrohte pak nga pak.
Punojeni fort perzierjen me duar derisa te arrini nje brume homogjen dhe elastik. Formoni formen rrumbullake klasike dhe rihidheni ne ene.
Mbulojeni me nje mbulese pambuku te paster. Lereni ne temperaturen e ambientit per rreth dy ore derisa volumi i brumit te jete dyfishuar.
Hidhni pak vaj ne fund te nje tave te rrumbullaket.Kur brumi te jete gati hapeni me gishta nga qendra drejt aneve. Ngroheni furren ne 180 C, hidhini siper qepe te prera ne feta, rozmarine dhe nje fije vaj para se ta fusni ne furre. Lereni 25-30 minuta deri sa te marre ngjyre.
Mund ta sherbeni fokacen si antipaste e ta shoqeroni me nje sallate lakre te kuqe te prere holle, me fara stike dhe arra te grira, nje ose dy luge rrush te thate te lene pak para ne uje, vaj ulliri extra te virgjer, leng portokalli dhe pak kripe.

Ju befte mire 🙂 !

Kurkuma ose Shafrani i Indise

by 03/05/2015
E keni blere kurkumen si perberes ushqimor?

Keni bere shume mire, sepse ka veti te shkelqyera antitumorale, pastron melcine dhe rrit sistemin imunitar.

Por a i dinit perdorimet e saj ne fusha te tjera?

• Perzieni dy luge miell qiqrash me pak uje, shtoni pak kurkuma dhe do te keni nje maske te shkelqyer kunder plakjes .Lereni ne fytyren tuaj per 5-10 minuta.

• Kurkuma ne dhembet tuaj mund te beje mrekullira . Futni nje furce dhembesh(qe do te mbetet e verdhe) ne nje tas ne te cilin do te hidhni gjysem luge kurkume pluhur dhe pak uje sa per te bere nje paste.Perdoreni per te lare dhembet dhe shpelajeni.Dhembet tuaj do te jene me te bardhe.

• Me nje perzierje vaj ulliri apo kokosi dhe kurkuma, masazhoni lekuren e kokes dhe lereni 15 minuta. Maska do te eliminoje zbokthin e bezdisshem.

Perfitoni nga e diela juaj 🙂 !

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.