Blogu

Domate te Mbushura me Mel

by 15/08/2015

Perberesit per dy persona
Mel: 80 gr
Domate: 6
Qepe e vogel: 1
Hudher:1 thelpi
Spec:1
Ereza: Nje tufe miks me majdanoz, koper, rigon dhe borzilok.
Kripe: sa duhet
Vaj Ulliri Esktra i Virgjer

Ziejme melin per 15 minuta ne nje sasi uji dyfish me peshen (160gr me 80 gr mel).
Kur uji do jete i gjithi i thithur, lereni te rrije per 10 minuta me kapakun e mbyllur.

Skuqim qepen me vajin per pak minuta.Grijme erezat e fresketa. Heqim pjesen siperme dhe te brendshme te domateve, eliminojme farat dhe ujin. I hedhim pak kripe nga brenda domateve dhe i veme kokeposhte qe te humbin ujin. Pulpin e frulojme dhe e perziejme bashke me melin dhe erezat.

I sistemojme domatet njera prane tjetres ne nje tenxhere ose tave te vogel te pershtatshme per furre. I mbushim me mel, i hedhim nje fije vaj dhe pak kripe nese eshte e nevojshme. I mbyllim me pjesen e siperme te domates. Presim specin dhe e sistemojme neper te ne brendesi te tenxheres. I hedhim perseri pak vaj dhe uje. I fusim ne furre ne 180°C per gati 30 minuta.
Per kete recete perimet dhe erezat jane ne kohen e tyre me te mire, melin dhe vajin e ullirit ekstra te virgjer mund ti gjeni prane Edesias!

Shijim te mbare!

Furnizimi i Ri te Edesia

by 18/07/2015

Furnizimi i ri te Edesia, ka risjelle vajin e ullirit extra te virgjer, farat e Chias, mjaltin e Manukes, uthullen e molles organike, shurupin e agaves, vajin e arganit, etj

Risite perfshijne vajin e basanit, mjaltin e akacies me vanilje, qumeshtin e farave te kerpit, probiotike, propolis, krem me dylle blete e kamomil dhe shume e shume produkte te tjera ne fushen e ushqimit dhe kozmetikes.

Per me shume, Ju mirepresim 😉!

Vaji i Arrave – sa i Vecante, aq i Vlefshem

by 06/07/2015

Vaji i arres me nje shije te lehte delikate, pak ne te hidhur, eshte shume i pasur me yndyrna si Omega 3 dhe Omega 6. Acidet yndyrore omega 3 luajne nje rol te rendesishem ne mirembajtjen e shendetit te trurit, lehtesojne transmetimin korrekt te sinjaleve dhe permiresojne funksionet njohese.

Ne pembajtje te tij gjejme gjithashtu proteina, kripera minerale (zink, kalcium, potasium, hekur) dhe vitamina (E dhe C) qe perbejne nje burim ushqyes shume te cmuar per shendetin.

Studimet kane treguar se qelizat e trurit kane ne menyre konstante nevoje per acidet yndyrore omega 3, per kete arsye dietologet keshillojne konsumin e vazhdueshem te vajit te arrave.

Ky produkt ka gjithashtu veti te larta antibakteriale dhe antivirale, mbron sistemin kardiovaskular dhe lufton inflamacionet kronike si artritin reumatoid. Antioksidant rimineralizues, lufton radikalet e lira qe mund te demtojne qelizat dhe ADN-n.

Konsumohet krudo, nuk keshillohet per pjekjen e ushqimeve. Perdoret ne doza te vogla ne makarona, supa dhe oriz, ne sallata dhe jeshillliqe si dhe per ti dhene shije pjatave proteinike.
100gr vaj arre na japin 900kalori.Ideal per recetat vegjetariane.
Rekomandohet konsumi brenda 3 muajsh si dhe te mbahet ne shishe te erret dhe ne te fresket.

Vajin e arres organik te firmes Biologicoils, te presuar ne te ftohte, mund ta gjeni prane dyqanit tone!

Qofte me Kinoa dhe Kunguj per te Shoqeruar Sallatat Tuaja

by 26/06/2015

Qofte me kinoa dhe kunguj

Perberesit:

•200 gr kinoa
•100 gr kunguj
•1 veze ose patate e zier
•4 luge miell (me ose pa gluten)
•vaj per skuqje ose vaj ulliri
•buke e grire
•kripe dhe piper

Pergatitja:
Pasi ta kemi lene pak perpara ne uje, gatuajme kinoan ne nje tenxhere me uje te nxehte per 10 minuta
Lajme dhe grijme kungujt
Ua shtojme kinoas dhe i leme per 5 minuta te tjera
E kullojme masen dhe e leme te ftohet
Ne nje ene perziejme kinoan, kungujt, vezen(pataten), miellin, kripen dhe piperin.
Formojme me duar topat ne masen e nje topi pingpongu dhe i kalojme ne buken e grire.
Nxehim vajin ne nje tenxhere te larte dhe i skuqim qoftet deri sa te marrin ngjyren e arte.
I thajme mire ne leter guzhine dhe gati per servirje

Ju befte mire 🙂 !

Pispili me Miell Misri dhe Perime

by 17/06/2015

Pispili me miell misri dhe perime

Perberesit per 2-3 persona
220gr miell misri fin
Perime (zgjedhur sipas deshires)
Uje
Vaj ulliri ekstra i virgjer
Curry(per me shume shije)
Kripe roze ose integrale
Piper

Pergatitja:
Ne nje ene shtojme miellin, dy kapje kripe, nje luge te vogel curry, dy kapje piper, nje luge vaj ulliri, uje i hedhur pak nga pak. I perziejme me kujdes.(duhet te marrim nje brume te lengshem).Shtojme perimet dhe i leme te rrime bashke per 10 minuta.

Ne nje furre te parangrohur ne 200 grade monitorojme pjekjen per 25 minuta ose ne nje tigan te madh, me shume pak vaj leme masen te piqet 7 minuta nga cdo ane.
Perberesit baze te kesaj recete mund ti gjeni ne variantin organik prane dyqanit tone.
Sikurse kemi percjelle dhe ne nje nga recetat tona, mielli i misrit mund te zevendesohet shume mire dhe me miellin e ushqyeshem te qiqrave.

Ju befte mire 🙂!

Locioni Vetenxires Lavera

by 17/06/2015

Jo per te qene snobbish, por e dini kush ka qene ne krye te klasifikimeve sipas Elle magazine qe nga viti 2013, per produktin vetenxires me te mire?

Vetem Lavera Naturkosmetik.

Kete produkt vertet cilesor e gjeni prane Edesias, se bashku me krema trupi hidratant me aroma te ndryshme verore, krem fytyre me faktor, buzekuq, penel, rimel, maska e gjithcka tjeter qe na ben te ndihemi me te fresket, me te bukur, me bio 🙂

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.