Blogu

Pergatitja e Qumeshtit te Tersheres ne Kushtet e Shtepise

by 26/09/2015

Qumeshti i Tersheres

Perberesit kryesore:
Flete tershere -50gr
Uje-500ml

Nje nate perpara mbuloni ne nje ene fletet e tersheres me uje dhe futini ne frigorifer. Ne mengjes kur te jene zbutur, shpelajini, perziejini me uje ne mixer per 2 -3 minuta. Filtroni perzierjen me nje kullese me rrjete te imet, hidheni ne nje shishe qelqi dhe ruajeni ne frigorifer per 3 dite maksimumi. Sipas deshires mund ta aromatizoni me pak vanilje, kanelle ose nese e doni te embelsuar me sheqer te erret, shurup agave ose panje.

Receta per Pergatitjen e Bukes ne Kushtet e Shtepise

by 26/09/2015

Jeni prej kohesh ne kerkim te nje recete per te pergatitur buken vete ne kushtet e shtepise?

Receta e meposhtme vjen ne ndihmen tuaj, per nje alternative te thjeshte, te sigurt dhe te shendetshme.

Perberesit:
500gr miell farro gjysem integral
10 gr vaj
1 luge e vogel kripe
9 gr ose nje bustine maja e thate
350 ml uje i vaket
1 luge mjalte
50gr fara (fara liri,kungulli,suzami,luledielli)

Pergatitja:
Perziejme me kujdes miellin,kripen dhe majane.Shtojme ujin,mjaltin dhe vajin.I perziejme derisa te marrim nje brume uniform dhe te lemuar. E leme te rrije ne qetesi per 30 minuta. I shtojme farat brumit, e shtrojme ne nje tave drejtekendeshe te lyer me pak vaj dhe i shtojme farat dhe persiper.E leme te rrije ne tave per 15 minuta te tjera.
E fusim ne furre te ftohte duke e graduar me pas ne 180°C per 30 minuta dhe ne 220°C per 12 minuta te tjera per ti dhene ngjyren e verdhe te pjekur.

Mund t’i gjeni te gjithe perberesit e kesaj recete prane dyqanit tone.
Ju befte mire 🙂!

Salca Guacamole

by 26/09/2015

Salca Guacamole

Perberesit per 4 persona:

2 avokado
2-3 domate te vogla
Vaj ulliri ekstra i virgjer
Gjysem qepe e kuqe
Piper i kuq pak pikant (sipas shijes)
Lengu i nje limoni
Kripa roze e Himalajes

Pergatitja:
Veme gjithe perberesit ne mixer (pervec domateve qe i presim ne copa te vogla) dhe i perziejme derisa te marim nje mase te trashe dhe kremoze. Shtojme domatet e vogla. Salca per te shoqeruar ushqimet tona eshte gati.

Ju befte mire 🙂!

Vaji i Arganit ose Vaji i Pemes se Jetes tek Edesia

by 18/08/2015

I quajtur ndryshe dhe “ari i shkretetires” eshte vaji qe prodhohet ekskluzivisht nga frytet e pemeve te Marokut dhe ne asnje vend tjeter jashte tij, prandaj ky vaj propozohet si i rralle dhe shume i kerkuar.
Eshte e nevojshme te perpunohen frytet e 5-6 pemeve se bashku, per te nxjerre vetem nje liter vaj. Nje perqendrim i shkelqyer i acideve yndyrore te pangopura dhe vitaninave A,F dhe E kontribuon me se miri ne riperteritjen e qelizave te lekures.
Ze vendin e pare per te hidratuar, zbutur dhe per ti bere shume me elastike deri ne thellesi.
Substancat antioksidante te cilat permban luajne nje veprim sinergjik: parandalim te plakjes dhe luftim te radikaleve te lira.
Per shkak te aromes se tij te dallueshme qarte, shpesh kombinohet me vajin e bajameve te embla apo ate te trendafilit.
Keshillohet ne menyre te vecante ne kete periudhe gati post verore per hidratimin e lekures se fytyres dhe trupit mbas ekspozimit ne diell, per ti ridhene asaj butesi dhe fuqi dhe per ta pergatitur per mberritjen e sezonit te ftohte.
I shkelqyer gjithashtu per maskat e fytyres, forcimin dhe shkelqimin e thonjve, trajtimin e flokeve, rigjenerimin e plageve, shenjave te akneve,parandalim te strijave ne grate shtatzena, psoriazes dhe dermatitit.
I permbledhur keshtu thjesht si nje vaj i “shkelqyer” ai ushqen, riparon, kuron, rigjeneron. Sic permendem per shkak se eshte vertet i rralle, kushton me shume se vajrat e tjere. Rekomandohet keshtu te perdoret ne sasi te vogla duke pasur parasysh se perberesit aktive te tij jane mjaft te perqendruar dhe mjaftojne disa pika qe te filloje te jape efektet e tij.
Sigurohuni si gjithmone per prejardhjen, kontrollin e cilesise, menyren e ambalazhimit dhe tekniken e perfitimit, ku gjithmone ajo ne te ftohte sjell dhe vlerat me te larta e me te paprekura.

Kremi Vetenxires Lavera

by 18/08/2015

Kremi vetenxires Lavera, produkti me i mire brenda llojit te vet, sipas Elle Magazine

“Me arritjen e nje nxirje natyrale qe mbas 3 oresh, kremi vetenxires Lavera eshte fantastik, nuk le shenja, ka arome te mire dhe cka eshte me e rendesishme funksionon vertet. Ka ne permbajtjen e tij Vaj organik Makadamia, Shea butter organik,Vaj farash luledielli organik, Ekstrakt lulesh kalendula organik dhe Leng gjethe aloe vera organik.

Per te gjithe ata qe duan te marrin nje ngjyre dhe me te bukur ne trup, apo qe qe duan te njetrajtesojne ngjyren e trupit dhe fytyres.

Mbetet te provohet, qe te besohet!

Çaji i Ftohte me Fruta te Edesia

by 15/08/2015

Nese temperaturat e larta kane vendosur te festojne, mendojme se eshte vertet koha per nje nje caj te ftohte me fruta.

Mrekullisht i konceptuar si nje caj veror, mjafton nje prekje e kendshme frutash dhe xhinxheri dhe dita juaj merr tjeter arome.

Ka ne permbajtje te tij copa organike te molles, hibiskusit, xhinxherit dhe luleshtrydhesh. Ngjyra roze e celur do te zbukuroje gjithashtu tavolinat tuaja.

Nje bustine nga ky caj mjafton te lihet ne 250 ml uje te ftohte per 20-25 minuta minuta ose 4 bustina ne nje liter uje te ftohte.
(Shija optimale arrihet nese do keni durim ta lini 3 ore).
Mund ti shtoni nese preferoni ne fund cajit, manat e kuqe te Himalajes, nje fete portokall apo limon, ereza te fresketa.

Do ta quanim vertet nje must, per tu provuar 🙂

Regjistrohuni...

… për t’ju informuar mbi çdo risi

Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.