Blog

Trajtimet e Fytyrës Në Kushte Shtëpie

by in Blogu 27/02/2018

Trajtimet e fytyrës janë gjithnjë të nevojshme për të pasur një lëkurë sa më të butë dhe të re. Më të mirat ndër to janë sigurisht ato natyralet, të përgatitura në shtëpi me baze frutash, perimesh apo vajrash bimorë. Përveçse e bëjnë fytyrën të ndihet më e rigjeneruar, maskat kanë veti purifikuese dhe pastruese të thellë për poret. Maskat e duhura varen sigurisht nga lëkura e personit që i vendos, pra mund të jenë për fytyrë të yndyrshme, mikse apo të thatë. Kjo zgjedhje është tërësisht personale, por ajo çfarë duhet të dini është koha e duhur kur duhet t’i vendosni në fytyrë këto maska. Maskat që mund të kombinoni në shtëpi me produkte organike janë nga më të ndryshme hidratuese, pastruese, detoksifikuese, ushqyese etj.  Mjafton të kuptoni llojin e lëkurës dhe problemit që keni dhe zgjidhjen ja u sjell natyra!

Produktet organike që lehtësisht mund të bëhen maskë për lëkurën tuaj:

  • Një pjesë e madhe e frutave dhe perimeve ushqejnë dhe hidratojne fëtyrën tuaj.
  • Xhel aloe vera mrekullibërës si vetëm dhe i kombinuar.
  • Mjalti antiseptik natyral.
  • Kanella, kurkuma, shafrani.
  • Vajrat esecial bimorë.
  • Vajrat bimorë të presuar në të ftohtë.
  • Algat si chlorela dhe spirulina.
  • Cajrat e ndryshëm ndikojnë në pastrimin dhe detoksifikimin e lëkurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *