
Edesia Bio-Organik
Bashkë me krijimin e kompanisë në Nëntor 2014, mori rrugë dhe investimi mbi të ardhmen, të bindur se jeta lind dhe shkëlqen bazuar vetëm në forcën e farërave të pastra natyrale e plot energji.
Edesia erdhi në fillesat e saj si një mbështetje për gjithë klientelen, që të lodhur nga informacionet e pakta e jo të plota mbi cilësinë dhe prejardhjen e ushqimeve, kërkojnë ushqime të shëndetshme, natyrale dhe të cërtifikuara.
Pse u zgjodh ky emër për kompaninë?
Edesia njihet si perëndesha romake e ushqimit dhe banketeve të bollshme, ajo që bekon, kontrollon dhe përkujdeset për to. Në latinisht “Edes”, do të thotë “të hash”ose të harxhosh para për ushqimin”, duke e lidhur Edesian me jetën luksoze të qytetit ku ushqimi blihej e nuk prodhohej. Bashkë me Perëndinë e pijes, Edesia evokohet për t’u përkujdesur dhe për të shpërndarë mbi ne bukuri, luks, dashuri, shkëlqim.
Misioni ynë:
Misioni i kompanisë është t’i ofroje klientëve të saj vazhdimisht produkte biologjike të reja e të sigurta, plotësisht të bindur për përparësinë e tyre dhe avantazhet që këto produkte ofrojnë në vazhdimësi për njeriun dhe natyrën.
I shoqëruar me një informacion bashkëkohor dhe transparent, i gjithe kuadri ofrohet për ndërgjegjësimin e të gjithëve ne, se respekti mbi natyrën është dhe do të mbetet një prioritet absolut dhe dominues