Blog

Torte me dardha, kakao dhe kanelle

by in Blogu 31/01/2015

Kjo torte eshte nje recete dimerore shume ndjellese, e pershtatshme per ta marre veten pak me te mira ne keto dite shiu.

Per me shume, embelsira do te shperndaje e do te mbushe shtepine tuaj me nje arome te ngrohte dhe te embel ne cdo cep te saj.

Behet fjale per nje pergatitje qe hyn ne recetat e thjeshta qe intrigon te gjithe kategorite pavaresisht nga zgjedhjet ushqimore qe bejne ne gatimet e tyre.

Perberesit:
200 gr miell farro me prejardhje biologjike
100 gr sheqer te erret
1 gote vaj farash te shtypyr ne te ftohte
100 gr kakao e hidhur ne pluhur
3 dardha
300 ml qumesht vegjetal me prejardhje biologjike
1 bustine maja per embelsira

Pergatitja:
Qerojme dardhat, heqim farat, dhe i presim ne feta te holla. Bashkojme ne nje tas gjithe perberesit e thate: miell, maja, kakao dhe sheqer. Shtojme ngadale qumeshtin vegjetal (preferohet soia) dhe vajin. E rrahim perberjen ne menyre energjike, duke u munduar te evitojme krijimin e kokrrizave te patretura.

Masa e perfituar duhet te jete likuide. Ne rast se rezulton akoma e trashe shtojme pak qumesht tjeter. Ne te kundert, nese eshte shume fluide, shtojme miell tjeter. Ndajme tani pergatitjen ne dy pjese. E hedhim pjesen e pare ne nje tave per kek me diameter rreth 22cm te lyer me pak yndyre dhe me miell, me pas e mbulojme me fetat e dardhes te sperkatura me kanelle siper. E mbulojme kete, me pjesen e mbetur te pergatitjes.

E fusim torten ne furren e parangrohur ne 180° dhe e pjekim per 40/50 minuta.

Ju befte mire 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *