Tortë Me Mollë Dhe Lajthi
Tortë me mollë dhe lajthi. Pa gluten, pa laktozë dhe pa sheqer!
Përbërësit:
- 200 ml qumësht bajame
- 100 gr rrush të thatë
- 200 gr miell orizi
- 10 gr pluhur për pjekje
- 70 gr lajthi të pjekura
- Pak kanellë dhe arrëmyshk
- Një mollë e madhe e ëmbël (250 g)
- 2 lugë uthull molle
- 30 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Hidhni rrushin e thatë në qumështin e bajames
Grini lajthitë derisa të shkërmoqen në një blender.
Qëroni mollën dhe bëjeni pure.
Kombinoni të gjithë përbërësit e thatë. Shtoni mollën në qumësht, lajthitë dhe përziejini sërisht.
Në vaj shtoni uthull, përzieni dhe hidheni në brumë.
E trazojmë mirë brumin dhe e kalojmë në një tavë për pjekje.
Piqeni në 160° për 45-55 minuta.
Prisni te ftohet dhe torta eshte gati. Mund të shtoni dhe mjaltë sipas dëshirës.