Blog

Sapunë Natyral Aromaterapeutik, Pastërti Për Trupin Dhe Mëndjen

by in Blogu, Produkte 27/02/2018

Mes alternativave të shumta për zgjedhjen e sapunit të duhur, ju vjen në ndihmë Edesia me disa ide, brade dhe përbërje që një sapunë duhet të ketë. Shpesh etiketat tregojnë për përmbajtje të përbërësve natyralë si arra e kokosit, livanda, tea tree, vaj ulliri, vaj trendafili dhe vajra të tjerë esencial. Megjithatë, sapunët e zakonshëm nuk janë aq të mirë sa mendoni. Ndërkohë, sapunët natyralë janë miqësorë me mjedisin, nuk përmbajnë glicerinë, pra, nuk avullojnë apo shkrijnë dhe aroma e tyre nuk ikën. Falë procesit delikat të përpunimit, nuk kanë as papastërti e as parabene. Jane delikat me lëkurën tuja i dhurojnë asaj shkëlqim dhe shëndet dhe gjithashtu aroma e tyre tërësishtë natyrale i jep qetësi  dhe qartësi mëndjes.

Brand-et qe Edesia përzgjedh me kujdes për ju! Janë sapunë të prodhuar në mënyrë tradicionale  me dashuri dhe kujdes. Aromat e tyre janë të dallueshme dhe delikate. Efekti i tyre ndihet më së shumti gjatë larjes. Për prodhimin e këtyre sapunëve janë përdorur produkte të cilësisë së parë, me përbërës organikë dhe aktivë, gjithashtu te pasuruar me vajra esencial që mbushin me aromë ambjentet  tuaja.

Benefitet e një sapuni 100% organik:

  • Përmbajnë 100% vajra të pastra esenciale: në përbërje të tyre ka vajra të cilat pastrojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë. Aroma e vajrave esencial nihen për benefitet e tyre në mendjen tonë, të falin qartësi, qetësi dhe shplodhje.
  • Përdoren si pastrues: pastruesit kozmetikë e irritojnë dhe dehidratojnë lëkurën, ndaj është mirë të zgjidhni sapunët natyralë.
  • Ruajnë nivelit të pehashit: sapunët organik  ruajnë nivelin natyral të pehashit.
  • Nuk përmbajnë kimikate: sapunët e tjerë përmbajnë kimikate të dëmshme si paraben, sulfat natriumi etj, të cilat dëmtojnë sistemin riprodhues dhe nuk arrijnë të vrasin më shumë mikrobe se sapuni natyral.
  •  Lëkura është si e mëndafshtë: Sapunet e prodhuar me metoden artizanale i ruajne të paprekur të gjithë përbërësit ushqyes, të cilët ndihmojnë në parandalimin e tharjes apo vajosjes së lëkurës, ndërkohë që e hidratojnë atë.
  • Kanë aromë të qëndrueshme: falë përbërjes me vajra esenciale, kanë më tepër aromë, e cila zgjat më shumë krahasuar me aromat sintetike. Jo vetëm që do të mbani aromë të mrekullueshme, por do të ndiheni të qeta gjatë gjithë kohës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *