E shpejtë, e thjeshtë dhe organike. Salca të shijshme për sallatën tuaj.
Kombinimet e freskëta dhe të shëndetshme të sallatrave jane te pafundme. Sallata nuk është vetem një shoqëruese e këndshme në një tryeze të blloshme por gjithashtu mund të kthehet lëhtësishtë në një vakt të plotë dhe të pasur. Mjafton të zgjedhim përbërësit e duhur që plotësojnë nevojat tona ditore.
Nje sallatë nuk është asnjëherë e plotë pa një salcë të kombinuar mirë që i shton shije dhe aromë. Ashtu si cdo përbërës tjetër i sallatës dhe salca duhet të jetë e pasur në përbërës të shëndetshëm dhe organik. Dietat e ndryshme vegjetariane dhe vegane e gjejnë shpëtimin e shijes së mirë pikërishtë tek salcat. Duke i pasuruar ato me vajra vegjetal të presuar në të ftohtë, erëza të thara në mënyrë natyrale apo ëmbëlsues me bazë bimore. Qartazi këto përbërës nuk janë vetëm të shijshëm por kanë vlera të panumërta për organizmin tonë. Salcat mund të përdoren dhe si një shtesë ushqimore në sallatë.
Disa salca të thjeshta dhe të shëndetshme:
- Salcë Limon:
– Lëng limoni të freskët.
– Vaj ulliri extra i virgjer.
– Kripë, piper, trumëz.
- Salcë kremoze:
– Një lugë majoneze vegane.
– Një lugë mustarde.
– Shurp panje.
– Kripë.
– Piper i zi.
- Tahini:
– Dy lugë tahini.
– Vaj ulliri.
– Lëng limoni të freskët.
– Kripë dhe piper i zi.
*Hollohet më pak ujë deri në konsistencën e duhur.
- Salcë portokalli:
– Lëng i freskët portokalli.
– Salcë soje.
– Mustardë.
– Vaj ulliri ekstra i virgjër.
– Kripë dhe piper te zi.
- Xhinxher dhe turmenik:
– Vaj ulliri extra i virgjër.
– Kurkuma
– Xhinxher i freskët ose i tharë.
– Lëng i freskët limoni.
– Uthull verë e kuqe.
– Hudhër pluhur.
– Kripë sipas deshires.
– Mjaltë apo një embëlsues tjetër natyral.
*Përzieni të gjithë përbërësi në blender në masat sipas sasisë së salcës që do përgatisni.
Secila prej salcave mund të plotesohen shumë mirë me farëra të ndryshme apo fruta të thata.