Biskota me çokollatë me bazë miell tërshërë
Të thjeshta për t’u përgatitur, të shijshme dhe të shëndetshme!
Përbërësit:
1. 3/4 filxhan me sheqer të errët
2. 1/4 filxhanit me sheqer të imët raw
3. 1 1/2 lugë çaji me ekstrakt vanilje
4. 170gr miell tërshëre
5. 3/4 lugë çaji me kripë deti
6. 1 lugë çaji maja për pjekje
7. 1 filxhan me çokollatë të errët të copëzuar
8. 2/3 filxhan me qumësht vegjetal
9. 1/2 mollë e shtrydhur
Si fillim miksojmë qumështin me dy llojet e sheqerit derisa të realizohet një masë kremoze. Më pas hedhim miellin e tërshërës, kripën, majanë dhe ekstraktin e vaniljes. Sipër hedhim copëzat e çokollatës dhe e ndezim sobën për 350gradë dhe i pjekim për 11-13min.
Ne i provuam dhe na shijuan. Jua propozojmë përbërësit tek Edesia!