Vaji i Kerpit
Vaji i farave te kerpit dhe te vecantat e tij
I perfituar nga shtypja ne te ftohte i farave te kerpit, me arome te lehte dhe shije qe te kujton lajthine, cilesohet si “mbreti” i kunderinflamacionit dhe rekomandohet ne gjithe rastet kur eshte konstatuar nje “vater zjarri” ose nje akumulim toksinash ne trup.
Ky vaj ka nje karakteristike te vecante qe e ben te jashtezakonshem kundrejt cdo ushqimi tjeter ne natyre. Mban nje ekuiliber perfekt mes omega3 dhe omega6 (3:1),eshte i pasur me aminoacide, vitamina e kripera minerale, duke u kthyer ne nje funksion mbeshtetes shume te mire per sistemin imunitar dhe funksionet njohese.
Vaji i kerpit sherben per te kuruar semundjet e lekures si dermatit, psoriaze, mykoze etj. Pervec pirjes nga goja aplikohet dhe ne zonen e irrituar per te reduktuar kruarjet dhe fryrjet.
Eshte shume efikas dhe per kurimin e mykut ne thonj. Perdoret per te kuruar dhe probleme te sferes femerore, si sindroma premenstruale, menopauza apo osteoporoza.
Ka efekt qetesues ne sistemin nervor qe e ben efikas ne rastet e mungeses se kujteses, veshtiresite ne perqendrim dhe mungese vemendje, depresion kronik apo mbas lindjes, veshtiresi ne te folur e ne veprim, nervozitet i larte.
Ndihmon gjithashtu per alergjine dhe azmen.
Eshte gjithashtu nje vaj pastrues shume i mire, qe ndihmon melcine ne funksionin e saj te cmuar te filtrimit te gjakut. Perdorimi 4-5 luge te vogla ne dite, ul ne menyre te shpejte nivelet e kolesterolit te keq e triglicerideve, duke ulur keshtu rrezikun e trombozes.
Per te ruajtur te paprekura vlerat ushqyese dhe terapeutike te tij keshillohet konsumi krudo, si nje vaj normal per sallatat, dritherat, supat, salcat, makaronat, orizin dhe perimet. Ka nje pike te ulet te djegjes keshtu qe nuk keshillohet per te skuqur.
Mund ta gjeni prane Edesias ne variantin organik dhe te presuar ne te ftohte.