Orizi i Zi
Orizi i zi dhe receta e dites
Orizi i zi sic e kemi thene dhe ne postimet tona eshte nje varietet qe shfaqet ne menyre te rastesishme ne tavolinat tona, por qe mbetet nje produkt mjaft i pasur me fibra dhe kripera minerale. Nje pjate qe ndihmon, ke do te haje lehte pa hequr dore nga shija dhe energjia me te cilin ai furnizon.
Ka tretshmeri te larte, favorizon shendetin e flores bakteriale dhe nuk permban gluten. Ushqim gjithsesi proteinik, na furnizon bollshem me acidin linoleik. Ideal per diabetiket dhe ata qe vuajne nga kolesteroli apo nga anemia, sepse ka 4 here me shume hekur se nje oriz i zakonshem. Antioksidant natyral ka selen, silic si dhe vitamina B1 e B2.
Me poshte ofrojme per amvisat qe kerkojne vazhdimisht receta per kete produkt, nje kombinim te fresket dhe te lehte me baze pikerisht orizin e zi.
Perberesit
• 300 gr oriz i zi
• 150 gr mango
• 150 gr domate te vogla
• 10 flete borzilok
• vaj ulliri extra i virgjer
• kripe
Ziejme orizin ne uje te bollshem te kripur per 40-45 minuta. E kullojme dhe e shpelajme me pak uje te ftohte per te ndaluar zierjen dhe per ta ruajtur ate ‘’al dente”. E heqim menjane dhe e leme ne temperature ambienti.
Qerojme mangon (jo shume e pjekur) dhe e presim ne copa te vogla. Lajme domatet dhe i presim ne feta. Lajme me pas dhe fletet e borzilikut, i thajme mire dhe i presim ne fije.
Pefitojme keshtu sallaten e orizit duke perzier gjithe perberesit dhe duke i shtuar vaj ulliri ekstra te virgjer dhe kripe sipas shijeve. Zbukurojme me pak borzilok te fresket.
Ju befte mire!