Blog

Çaji i Bardhe ose “Ferrari” i Çajrave

by in Blogu 16/04/2015

Çaji i Bardhë Pai Mu Tan është konsideruar çaji më i veçantë në botë. Jane te nevojshme 30.000 filiza të zgjedhura me kujdes dhe të pacelura, për te marre vetëm një kilogram nga ky caj.
Me veti te shkelqyra dobesuese, kunder shenjave te moshes dhe mbrojtes i fuqishem i sistemit qarkullues, ai konsiderohet nje befasi e vertete organike ardhur nga Provincen Fujian ne Kine, Toka prej ku lind Dielli.

Çaj i bardhë vjen nga e njëjta familje, si çaji i zi ose jeshil, por konsiderohet si me i rralli dhe me delikati nder to. Megjithatë, ndryshe nga cajrat e tjere ai mbetet tërësisht i patrajtuar dhe hapet vetëm nën diell për t’u tharë. Ky çaj ka shije shumë më të butë dhe delikate se çaji jeshil.

Pai Mu Tan ose Caji i Bardhe Kinez permban sasine me te vogel te kafeines natyrale, me perfitime te shumta per organizmin e njeriut.Ka nje shije te lehte dhe te kendshme, leshon ngjyre te celet, eshte i fresket dhe nuk paraqet nevojen e nje embelsuesi.

Fletet e cajit jane ne madhesi normale, por shume me te lehta dhe delikate se Caji i Zi, Oolong dhe Caji Jeshil.

Eshte e vertetuar tashme qe radikalet e lira kur gjenden me shumice ne organizmin tone, te thithura keto nga burime te ndryshme, mund te sjellin shume semundje. Polifenolet e ketij caji furnizojne me shume protone te cilat kombinohen me radikalet e lira, per te parandaluar semundjet.

Polifenolet e ketij caji njihen per efektet e meposhtme:

– Parandalimin e semundjeve te zemres, frenimin e arteriosklerozes,uljen e hipertensionit .

-Efekte anti kancerogjene

-Forcimin e sistemit imunitar te trupit

-Detoksifikimin dhe uljen e efekteve te rrezatimeve te demshme

-Permiresimin e forces dhe depertueshmerine e kapilareve te gjakut, duke rritur rezistencen e tyre.

-Ajrisjen dhe eliminimin e ererave te keqija ne organin e shijes, lufton formimin e gurezave dhe ka aftesi te shkelqyera antimikrobiale.

-Lufton artritin dhe osteoporozen

Studime shkencore ne Asi dhe Perendim sot, vazhdojne te japin ne menyre te vazhdueshme evidenca te forta per perfitimet e shendetit te lidhura ngushte me konsumin e te gjithave llojeve te cajit jeshil dhe patjeter te cajit te bardhe, si forma me e rralle e tij sot.

Cajin e Bardhe, Cajin e Zi, Cajin Jeshil me Jasemin, Cajin Jeshil Pikant me Vanilje te shoqeruar me Certifikatën Organike BIO Austria, mund ti gjeni prane Dyqanit Edesia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *