Oriz me Perime e Salce Soje Tamari
Pergatitja e meposhtme eshte shume e shpejte, e vecante dhe pasurohet nga salca tamari, per te cilen kemi folur ne postimin e meparshem.
Perberesit:
300 gr oriz integral, 2 kunguj, gjysem qepe, nje karrote e vogel, salce tamari dhe ereza.
Pergatitje:
Pergatisim nje pergatitje me qepe dhe karrote te prera holle dhe skuqura pak, deri sa te marrin nje ngjyre te verdhe.
Shtojme kungujt ne feta dhe i shtojme pak tamari (pa i hedhur kripe). Vazhdojme zierjen me kapak te mbyllyr, duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme.
Pas pak minutash kungujt do jene te bute, perzierja shume e shijshme dhe mund tja shtojme si salce orizit te pergatitur vec.
Mbi pjaten e orizit dhe salces me kunguj mund te hidhet mente e fresket, fara bajamesh dhe susami te pjekura dhe te grira, duke perfunduar gatimin perseri me pak tamari.
Ju befte mire :)!