Salca e Sojes Tamari
Salcat Shoyu dhe Tamari
Keto dy salca bejne pjese ne disa ushqime qe ne kuzhinen makrobiotike, kane nje efekt te spikatur pozitiv mbi trupin, duke stimuluar aftesine e tij natyrale te rigjenerimit dhe forcimit te shendetit.
Salca e sojes eshte nje salce e lengshme me ngjyre te erret mjaft e shijshme, me baze sojen e verdhe. Merret duke fermentuar ne bute lisi farat e sojes, me kripe dhe ferment. Salsa e sojes eshte mbretereshe ne pjata japoneze dhe kineze si rezultat i fermentimit te sojes fale kojit, nje element shume i vecante.
Me origjine nga Kina perdorej nga murgjit budiste, per ti dhene ushqimeve nje fare arome mishi, meqenese budistet ishin vegjetariane.
Mes vlerave ushqyese bie ne sy dhe nje sasi antioksidantesh 10 here me e larte se ajo e veres se kuqe.
Diferencat mes Tamarit dhe Shoyue-s jane qe tamari ka nje shije me te forte dhe eshte pa gluten, keshtu qe eshte i pershtatshem dhe per personat celiake ndersa shoyu eshte me pak i shijshem dhe delikat, duke paraqitur gjithashtu me pak vlera ushqyese se tamari.
Tamari permban nje shumice fermentesh qe favorizojne tretjen duke rritur sektretimin e lengjeve te stomakut. Forcon per me shume floren bakteriale.Perdoret dhe si integrator ushqimor sepse permban proteina, enzima, vitamina (duket dhe B12) dhe oligoelemente te tjere. Permbajtja e klorurit te sodes 16% e ben nje zevendesues shume te mire te kripes,duke ndihmuar dhe personat qe vuajne nga tensioni i larte.
Sjell gjithashtu ne trup nje efekt tamponues dhe eshte rregullator shume i mire i ekuilibrit acid /alkalin te trupit duke u bere ne kete menyre nje aleat shume i mire i zemres, eneve te gjakut, stomakut.
Shoyu dhe Tamari mund te perdoren ne marinimin e sallatave si dhe per ti dhene shije superave,dritherave, bishtajoreve,perimeve te gjalla ose te ziera ose per te pergatitur perzierje te tjera duke i perzier keto salca me leng xhinxheri, uthull, mjalte etj
Salcen e sojes Tamari bio organike, marre nga fermentim natyral e firmes “Biologic Oils”, mund ta gjeni prane dyqanit tone.