Blog

Qumështi i Gomaricës – Përdorimet Praktike të Tij

by in Blogu, Receta e Ditës 28/03/2015

Ishin gra te rendesishme dhe me vlere si Kleopatra, Poppea dhe Paolina Bonaparte qe u terhoqen qe nga kohet e lashta nga rituale bukurie qe lidheshin me zhytje ne qumeshtin e gomarices, duke praktikuar ate qe ne distance te shekujve po kthehet ne nje trajtim bukurie shume te vecante dhe te kerkuar.

Perandoresha Poppea, (gruaja e dyte e perandorit Nerone) me banjot qe realizonte me qumeshtin e gomarices, mori titullin si pionere ne fushen e kozmetikes. Ajo ka shpikur ne fakt masken e pare te bukurise me baze: oriz te grire, fasule te thata ne forme pluhuri dhe natyrisht qumesht gomarice.

Duke iu referuar kesaj recete te lashte, mund te realizojme ne shtepi nje maske shume rezultative me efekt eksfoliant me baze qumeshti. (orizi dhe fasulet zevendesohen me veprimin scrub te miellit te orizit).

Pergatitja

Shtojme qumesht te zakonshem te plote qe ju ndodhet ne shtepi (dhe pse ideal ai i gomarices), ne gjysem gote miell orizi, deri ne arritjen e nje perzierje te plote, qe nuk rrjedh nga fytyra.

Pasi mbahet 15 minuta shpelahet ne menyre te lehte e te thjeshte me uje.
Mund ta personalizoni masken tuaj duke shtuar nje luge te vogel mjalte ose kakao.

Mbi te gjitha dhe vete pudra qe perdorim sot, produkti kozmetik ndoshta me i perhapur ne bote, dikur nuk ka qene asgje tjeter pervec pluhur i thjeshte orizi.
Miellin e orizit organik sikurse dhe qumeshtin e gomarices nga firma Onalat ne formatin 100ml, mund ti gjeni prane dyqanit tone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *