Vaji i Farave te Rrushit, ky Eliksir Bukurie
Vaji i farave te rrushit perfitohet nga farat e rrushit qe e permbajne ate ne sasine 10-20%. Eshte e rendesishme qe procesi I tharjes te farave te kryhet ne menyre te kujdeshme dhe te shpejte, ne menyre qe sasia e polifenoleve qe marrim te jete sa me e larte. Eshte pikerisht permbajtja e kesaj sasie polifenolesh qe e ben vajin e farave te rrushit nje aleat shume te vlefshem ne luften kunder radikaleve te lira, pergjegjesit kryesore… te plakjes se lekures. Per me shume acidet organike te ketij vaji, garantojne cilesi zbardhuese te vlefshme per te parandaluar dhe luftuar njollat qe mund te shfaqen ne lekuren tone.
Kur vaji i farave te rrushit eshte cilesor dhe i presuar ne te ftohte, ai mund te integrohet lehtesisht ne dietn tone ushqimore duke sjelle si avantazh uljen e kolesterolit te keq, mbajtjen ne kontroll te tensionit e larte, koagulimin e gjakut, problemet me jashteqitjen, inflamacionin etj
Ka nje rezistence shume te mire nga temperaturat e larta dhe eshte keshtu i keshillueshem per gatimet qe kerkojne kohe gatimi te gjate.
Vaji i farave te rrushit ka ngjyre te celur, eshte delikat, me shije lehtesisht te hidhur ne te embel dhe me arome qe kujton ate te veres, por kini kujdes sepse hidherohet shpejt. Rekomandohet keshtu ne menyre te vecante konsumi i tij krudo por dhe ai me moderim sepse mbetet gjithsesi vaj kalorik. Eshte ideal dhe per te rregulluar shijen e sallatave dhe salcave dhe majonezes se pergatitur vete.Keshillohet ruajtja nga burimet e drites dhe te te nxehtit. Mbasi te hapet mund te ruhet ne frigorifer per maksimumi 6 muaj.
E kemi vene re tashme qe vaji i farave te rrushit i pasur me antoksidante, eshte shume i perdorshem ne prodhimin e shume produkteve bukurie te ofruara nga tregu.
Eshte nje vaj qe lekura jone e thith shume kollaj keshtu qe mund ta perdorim si zevendesues te kremit normal hidratant sepse nuk e le lekuren te yndyrshme por e ushqen dhe e hidraton ate deri ne fund.
Keshtu ne nivel kozmetik, vaji i farave te rrushit eshte shume i vlefshem per te luftuar celulitin, forcimin e shendetit te lekures ,butesine e saj, luftimin e rrudhave dhe formimin e tyre, qetesimin e akneve te fytyres, ushqimin ne thellesi te lekures si dhe eshte perfekt si vaj masazhi i kombinuar me vajra te tjere esenciale.
Ne vazhdim, do te propozojme nje formule me te detajuar, per perdorimet kozmetike praktike te vajit te farave te rrushit.