Blog

Perdorimet Ndryshe te Vajit te Suzamit

by in Blogu 25/02/2015

1) Ilac ayurvedik

Vaji i suzamit perfaqeson nje nga ilacet kryesore me shume perfitime sygjeruar nga ajurveda, mjekesia tradicionale indiane. Ayurveda rekomandon masazhin e gjithe trupit me vajin e suzamit duke e lene te veproje per rreth 15 minuta para dushit. Efekti mbi lekuren eshte pastrues ne thellesi dhe kontribuon per te parandaluar infeksionet.

2) Vaj masazhi me xhinxher

Me vajin e suzamit dhe xhinxher eshte e mundur te pergatisesh nje vaj masazhi per trupin, i pershtatshem per tu perdorur ne raste dhimbjesh muskulare. Eshte e nevojshme te perdoresh gjysem tasi vaj suzami dhe gjysem tasi leng xhinxheri te fresket. Lengu i xhinxherit dhe vaji i suzamit duhet te bashkohen ne masa te barabarta per te arritur vajin e masazhit.

3) Eksfoliant me vajin e suzamit

Nje skrab eksfoliant delikat per fytyren dhe trupin mund te perdoret duke pergatitur dy perberes te thjeshte: vaj suzami dhe niseshte orizi. Pergatitja behet duke perzier nje luge vaj suzami dhe gjysem luge niseshte orizi. Perzierja masazhohet ne menyre delikate ne lekure dhe ne vazhdim shpelahet fillimisht me uje te ngrohte dhe pastaj me uje te ftohte.

4) Trajtim per kembet

Vaji i suzamit rezulton shume i nevojshem per te zbutur zonat e ashpra te kembeve dhe per te marre njekohesisht efekt te kendshem aromatik .Eshte e mjaftueshme te kesh ne dispozicion nje luge vaj suzami dhe 5 pika vaj esencial mente.Tresni vajin esencial tek vaji i suzamit, vishni corape pambuku dhe lereni perzierjen te veproje per gjithe naten. Ne mengjes butesia e lekures do te jete e garantuar.

5) Kure flokesh

Vaji i suzamit eshte vecanersisht efikas ne kuren e flokeve te thata. Mund te aplikohet si disa pika mbi gjatesine e flokeve te thate per te pasur nje efekt ushqyes dhe shkelqyes ne zevendesim te produkteve te zakonshme qe permbajne silikon. Mund te perdoret dhe si maske parashampo mbi floke te lagur, ne sasi te vogla dhe duke masazhuar me duar. Keshillohet te lihet te veproje 30 minuta para se te kalohet ne larje normale. Me vajin e suzamit, gjithmone para shampos eshte e mundur te masazhohet floku per te luftuar problemin e zbokthit ne menyre natyrale.

 

2 Comments
  1. Ju falenderojme per perkujdesjen qe kini ndaj nesh duke treguar per efikasitetin qe kane bimet ne shendet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *