Jeshile = E shëndetshme
Chlorella, Spirulina, Bar Gruri dhe Bar Elbi: Suplementet që balancojnë trupin tonë.
Chlorella:
Chlorella është një algë e cila konsiderohet si një nga organizmat më të vjetra dhe më të përpunuara në planetin tonë, dhe ende shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të dhe përfitimet e saj. Megjithëse është një algë me një-qelizore, Chlorella është një bombë e vërtetë e energjisë. Ka nivele të larta klorofilit dhe një përqindje të lartë të vitaminës B12, si dhe shumë proteina, hekur, beta karoten, acid folik. Përsonat të cilët nuk përfshijnë perimet në dietën e tyre ditore, chlorela do ishte një zevendesues përfekt i tyre.
Përfitimet shëndetsore të chlorelës:
- Pastron gjakun.
- Detoksifikon organizmin tonë.
- Ul rrezikshmërinë e sulmeve në zemër përshkak që ndikon në uljen e shqernave dhe yndrnave në gjak.
- Ndikon pozitivisht në uljen e presionit të gjakut.
- Klorofili ndihmon gjithashtu në luftimin e kancerit.
- Promovon detoksifikimin e mëlcisë.
- Nxit prodhimin e hemoglobinës.
- Shëron plagët në trup.
Spirulina:
Spirulina është një lloj alge blu-jeshile që përmban një numër të konsiderueshëm elementësh ushqyes, duke përfshirë vitaminat B, beta-karoten dhe vitaminën E. Spirulina gjithashtu përmban antioksidantë, minerale, klorofil dhe fikocianobilin dhe është një burim shumë i mirë i proteinave vegane.
Përfitimet shëndetsore të spirulinës:
- Përmirëson sistemin imunitar.
- Rrit përformancën dhe ul lodhjen.
- Ndikon në reduktimin e stresit dhe përmirëson humorin.
- Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
- Redukton alergjitë stinore.
- Ul presionin e gjakut.
- Ndihmon në kontrollin e diabetit.
- Burim vegan i proteinave.
Spirulina dhe Chlorella janë një burim shumë i pasur më vitamina, minerale dhe aminoacide duke e bërë një alternativë të shkëlqyer për të shmangur multi-vitaminat sintetike. Dhe janë nje opsion i mirë per te gjithe ata qe nuk konsumojnë mjaftueshëm perime. Të dyja të kombinuara sëbashku i japin shëndet dhe forcë trupit tonë.
Bar Gruri:
Bari i grurit është filizat e sapo dalë të grurit të tharë dhe të kthyer në pluhur. Pavarësishtë që është pjesë e bimës së grurit, pluhuri i barit të grurit është pa gluten. Pluhuri i bar grurit është shumë i ulët në kalori, por sasi te vogla të tij përbajnë sasi të mëdha vlerash ushqyese. Përmban shumë minerale, aminoacide, vitamina B, enzima, antioksidantë, fibra dhe klorofil. Gjithashtu mund të konsumohet nga fëmijët, gratë shtatzane si dhe nga nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji.
Përfitimet shëndetsore të bar grurit:
- Ndihmon në qarkullimin normal të gjakut duke shmangur kështu sulmet në zemër.
- Mbron florën e zorrëve.
- Ndikon pozitivishtë në aparatin tretës.
- Është një suplement i shkëlqyer për përsonat që merren me aktivitet fizik.
- Ndihmon në shërimin e plagëve.
- Ndihmon në kurimin e ekzemës.
- Detoksifikon organizmin tonë.
Bar Elbi:
Bar i elbit është filizat e bimës së elbit të bëra pluhur, është pa gluten. Bar i elbit është shumë i pasur në lëndë ushqyeses pasi përmban sasi të lartë proteina, vitaminë C dhe minerale natyrore si hekuri dhe kalciumi, klorofil. Bari i elbit është i njohur për aftësitë e tij alkalizuese që ekuilibrojnë nivelet e pH të trupit. Shpesh pjesë stilit tonë të jetesës janë ushqime të përpunuara dhe të rafinuara, pije me kafeinë, alkool dhe cigare së bashku me nivele të larta stresi mund ta bëjnë trupin tonë më acid. Në këto raste konsumimi i barit të elbit mund të jetë i favorshëm për rregullimin e pH të trupit, pasi shumë sëmundje mund të lidhen me aciditet të lartë brenda trupit.
Përfitimet shëndetsore të bar elbit:
- Ndihmon ne kontrollin e kolesterolit të keq në gjak.
- Ul presioni arterial duke ndihmuar në mirëfunskionimin e zemrës.
- Rrit imunitetin.
- Përmban nivele të larta të fibrave të cilat promovojnë tretjen natyrale dhe shëndetin e mirë të zorrëve.
- Ndihmon në rënien në peshë.